Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.

todayJune 22, 2026 13

Background
share close

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, duke hedhur akuza të forta ndaj Dritan Goxhajt, i cili lexoi kërkesat e protestuesve.

Sipas Ballës, Goxhaj vepron si “zëdhënës” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.

“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.

Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë.” – tha Balla

Ai shton se, sipas tij, e vërteta e protestës po del gradualisht në pah.

“Tani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme?”- përfundon reagimin Balla.

Written by: WindowRadio.de

Rate it