Opinion

Një Anëtar, Një Votë… Përveç Emigrantëve” Pse hesht P.D. dhe Sali Berisha?

todayMay 15, 2026 4

Background
share close

Në prag të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, Të cilat do të zhvillohen më 23 maj në çdo cep të vendit, Ku demokratët do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesin e partisë. Bazuar në parimin “një anëtar, një votë”.

Megjithatë, çështja nuk qëndron tek vota e anëtarësisë brenda Shqipërisë. Por tek përjashtimi i emigrantëve nga ky proces. Partia Demokratike ka degët e saj në emigracion Dhe rrjedhimisht, edhe anëtarët e saj jashtë vendit. Por pikërisht kësaj anëtarësie po i mohohet e drejta për të votuar për kryetarin e partisë.

Emigrantët kanë kërkuar me këmbëngulje të drejtën për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Të
drejtë që u njoh edhe nga Gjykata Kushtetuese. Vetë Partia Demokratike ka qenë në mbështetje të votës së emigrantëve në zgjedhjet kombëtare.

Por sot, kur bëhet fjalë për zgjedhjet brenda partisë, emigrantët përjashtohen. Ata kanë të drejtë të votojnë për qeverinë e vendit, Por jo për drejtuesin e partisë ku aderojnë. Ky është një paradoks i madh.

Kur vota e tyre nuk konsiderohet e vlefshme brenda partisë. Me çfarë të drejte kjo kategori anëtarësh do të kërkojë më pas llogaridhënie? Kjo tregon se vota e emigrantëve kërkohet dhe vlerësohet vetëm në zgjedhjet e përgjithshme. Por jo në jetën demokratike të vetë partisë.

Më shqetësues është fakti. Pasi për këtë çështje ka një heshtje totale. Hesht Partia Demokratike në Shqipëri. Por heshtin edhe degët e saj në emigracion. Askush nuk po e diskuton seriozisht këtë problem. Përkundrazi, emigrantëve duket sikur u servohet një kryetar i zgjedhur. Të cilin ata duhet ta pranojnë pa asnjë mundësi zgjedhjeje apo kundërshtimi.

Por kjo nuk mund të quhet demokraci e brendshme partiake. Përjashtimi i emigrantëve bie në kundërshtim të plotë me parimet demokratike Dhe me vetë kërkesën për votën e tyre në zgjedhjet e përgjithshme e lokale.

Ky duhet të jetë një moment reflektimi. Si për komisionin e ngritur për organizimin e zgjedhjeve në parti. Ashtu edhe për vetë drejtuesin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Koha ende ekziston. Mbetet vetëm vullneti Si dhe dëshira politike për ta realizuar këtë të drejtë edhe për demokratët në emigracion.

Pyetja mbetet. A do rreflektoi Partia Demokratike dhe vetë
Sali Berisha për këtë? Përgjigje që do jepet me veprim konkret

Shkruan Fatmir Merkoçi:

Written by: administratori

Rate it