Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayMay 10, 2026 5
♦️Japonia po jep një mesazh që shumë vende në botë kanë nisur ta kuptojnë vonë:
➖Mikpritja nuk është dorëzim kulturor.
Në momentin që një pakicë kërkon të imponojë rregullat e veta fetare mbi traditat, ligjet dhe mënyrën e jetesës së vendit pritës, konflikti nuk është më “diversitet kulturor”.
Është përplasje modeli.
Kjo nuk ka lidhje me urrejtje ndaj askujt.Ka lidhje me respektin bazë:Kur shkon të jetosh në një vend, respekto kulturën e atij vendi.
♦️Ashtu si askush nuk shkon në Iran apo Arabinë Saudite të kërkojë bare me alkool apo mish derri në çdo cep, po aq absurde është të kërkosh që Japonia, Franca, Danimarka apo Italia të ndryshojnë traditat e tyre për t’iu përshtatur axhendave fetare të importuara.
🔰Bota po reagon sepse për vite të tëra u shit ideja se çdo kërkesë duhet toleruar, edhe kur prek identitetin kombëtar, zakonet dhe vetë kohezionin kulturor të vendeve pritëse.
✅Prandaj sot shohim:
Sepse shtetet serioze kanë kuptuar një gjë:Integrim nuk do të thotë zëvendësim kulture.
🟨 “Toleranca mbaron aty ku fillon imponimi.”🟨 “Kur ligji fetar kërkon të zëvendësojë ligjin civil, konflikti është i pashmangshëm.”🟨 “Mikpritja është virtyt, dorëzimi kulturor është vetëvrasje.”
🌏Dhe le ta themi troç:Shumica e njerëzve nuk kanë problem me besimin privat të askujt. Problemi nis kur feja kërkon status politik, privilegj kulturor apo imponim social mbi shumicën.
Nëse zgjedh të jetosh në Japoni, respekto Japoninë.Nëse zgjedh Europën, respekto Europën.Nëse zgjedh Perëndimin, prano rregullat e Perëndimit.
Sepse askush nuk të detyroi të shkosh atje.
➖Morali?
Shtetet që mbrojnë traditat, ligjet dhe identitetin e tyre nuk janë “raciste”.Janë shtete që refuzojnë të zhduken nga frika për t’u quajtur intolerante.
Dhe unë besoj se kjo që po ndodh sot është vetëm fillimi.Një reagim i vonuar, por i domosdoshëm.Një vijë e kuqe që shumë vende po e vizatojnë më në fund në kohën e duhur.
Albert Zadrima
Written by: administratori
Cultural Diversity