Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayMay 9, 2026 5
🌘Ka ardhur një moment kur problemi i opozitës nuk është më vetëm Edi Rama. Problemi është se opozita shqiptare po kalbet nga brenda, nga njerëz që nuk ndërtojnë parti, por oborr interesash.
Nuk prodhojnë demokraci, por frikë. Nuk mbajnë ideal, por ruajnë pronarë të perjetshëm.
🔻Dhe simboli më brutal i kësaj kulture sot je ti, Flamur.
Ti nuk je figurë politike. Nuk je ide. Nuk je frymë. Je mekanizëm presioni.Je ushtar partie. Je jeniçer i kryetarit. Emri yt sot nuk lidhet me bashkim, por me përjashtim. Nuk lidhet me debat, por me denigrim. Nuk lidhet me opozitë moderne, por me mentalitetin e rojes së vjetër që kontrollon listat, vulat dhe frikën.
🔹Në çdo parti normale europiane, një figurë që për vite të tëra identifikohet me konflikt, agresivitet, spastrim të kritikëve dhe shkatërrim të mendimit ndryshe, do ishte larguar. Vetëm tek ne promovohen si “besnikë”.
Sepse tek ne besnikëria ndaj kryetarit ka zëvendësuar meritën ndaj demokratëve.
🔻Ti vendos kush futet në lista dhe njesine matese qe ke ti e din të gjithë.🔻Ti vendos kush anatemohet.🔻Ti ndërton skema baltosjeje ndaj kujtdo që guxon të mos ulë kokën.🔻Ti je kthyer në kalkulator kamikaz në duart e Berishës dhe vegël qorre në laboratorin politik të Shkëlzenit.
Dhe problemi më i madh është se nuk e kuptoni më çfarë është opozita.
Opozita nuk është repart ushtarak.Opozita nuk është kompani private familjare.Opozita nuk është bunker nervash dhe hakmarrjeje.
Opozita është moral.Dhe ju ia vratë moralin.
Opozita është institucion.Dhe ju e kthyet në biznes politik.
Opozita është shpresë.Dhe ju e shndërruat në makth për këdo që mendon ndryshe.
🟨 “Kur partia fillon të ketë frikë nga mendimi, ajo ka pushuar së qeni parti.”🟨 “Besnikëria pa mendje prodhon mercenarë, jo liderë.”🟨 “Një opozitë që lufton kritikët e vet më shumë se pushtetin, ka nisur kapitullimin.”
➖Sot problemi nuk është mungesa e revoltës qytetare. Revolta ekziston. Shqiptarët janë të lodhur, të varfëruar, të zemëruar. Problemi është se opozita nuk po arrin të krijojë besim se është alternativë më e mirë.
🔴Dhe kjo është tragjedia.
Sepse sa më shumë kalon koha, aq më shumë Europa dhe SHBA po shohin një realitet të frikshëm shqiptar:Nuk duan më një pushtet arrogant dhe të korruptuar si ky i Ramës, por nga ana tjetër nuk po shohin një opozitë serioze, moderne dhe të besueshme për ta zëvendësuar.
Dhe ky është problemi mbi të gjitha problemet.
Një vend pa opozitë të besueshme nuk shkon drejt demokracisë.Shkon drejt dorëzimit dhe shkatrrimit.
🔻Prandaj ik Flamur.Jo për hakmarrje.Jo për mllef.Por sepse je bërë simbol i asaj që po mbyt opozitën nga brenda.
➖Dhe ndonjëherë akti më i madh politik nuk është të qëndrosh.Është të largohesh.
Albert Zadrima
Written by: administratori