23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeArt/KulturëTË TË DUASH TY

TË TË DUASH TY

TË TË DUASH TY

Të të duash ty shpirt ,
është bukur gjithsesi ,
është si të jesh mes yjesh,
si në galaksi .
Është si të kthehesh,
vite pas e të jetosh ,
atë moshë të ëndrrave rinore,
prap të kalosh.
Është të prekësh shpirtin,
kur vitet po shkojnë ,
të mbetesh pa frymë
e mendimet të gulojnë .

Të të duash ty zemër,
është si një mister ,
është të jetosh parajsën
dhe kur je në ferr.
Është si të jesh pjesë
e një bote magjike ,
jeton mes afshit e gulsheve ,
larg cdo frike.
Është mëngjes,
mëngjes e ag’ cdo herë ,
shpirti mbushet nektar,
ëmbëlsi si në pranverë .

Të të duash ty o jet,
është vërtet si cmenduri ,
Të jetosh gjithë jetën në një çast,
është si një magji.
Është si britmë e brëndëshme,
që lehtë të ledhaton ,
të ndez si vullkan e flakë,
mes hapsirash të çon.
Është të duash të jetosh,
edhe në një zbrazëti ,
Se ti je brenda saj,
dhe e mbush me dashuri .

Të të duash ty dashuri,
është të sakrifikosh ,
Është të jesh mes djajsh
e si ëngjëll të jetosh .

Anila Kodra Kotroçi
Ancora io

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat