Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayMay 23, 2025 4
RROFTË PARTIA
Rroftë parti dhe “Enveri”Rrofshin partit që ne kemi
Rroftë partia si sketerriRroftë polici dhe sekseri
Rroftë e drejta që ka humbRroftë Lulashi që fleti gjumë
Rroftë i “Gjati” dhe i “Shkurti”Rroftë parti që thellë na e futiRroftë e “Majta dhe e Djathta”Rroftë partia që mban pranga
Rroftë “Plaku” që prap u kthyRroftë partia e mallkuar, djall i zi
Rroftë dhe Iliri i MonikesRroftë e keqja e politikes
Rroftë babloku me nallaneRroftë populli kasaphane
Rroftë Fullani edhe DukaRroftë sallami edhe buka
Rroftë loja që luhet natenRroftë partia që ne patem
Rroftë partia që “unë dua”Rroftë partia që më përzua
Rroftë e keqja terr e zezëRroftë fitorja në tryezë
Rroftë fitorja si hërë tjeraRroftë fitorja për ju plehra
Rroftë “Mamica” e AtdheutRroftë emri i Skenderbeut
Rroftë semunja tek shendetiRroftë vjedhja tek buxheti
Rroftë “fama” që na njeh botaRroftë një punë me dy rroga
Rrofshin pronat që na i moretRrofshin lotet që na i nxoret
Rroftë stili edhe modaRrofshit ju me paret tona
Rroftë bashkimi që se kemiRroftë shteti, rroftë sistemi
Rroftë nderi që u përdhosRroftë i varferi që u burgos
Rroftë cilesia që ju solletRroftë droga që ju mbollet
Rrofshin rrugët edhe uratRrofshin “veprat” që ndertuat
Rrofshin shkollat dhe spitaletRrofshin krimet dhe skandalet
Rroftë telefoni me internetRroftë vjedhja juaj në xhep
Rrofshin lajmet që degjojmëRroftë partia që ne votojmë
Rroftë karriera nëpër mediaRroftë marrdhenia pa ndjenja
Rofshin pyjet edhe maletRrofshin rrjetet dhe portalet
Rroftë lumi me shumë digaRroftë populli i mbyt nga frika
Rroftë ilaçi fare pa efektRroftë partia që të ben mbret
Rroftë leku zarf e në leterRroftë partia jonë e vjeter
Rroftë shala nëpër zyraRroftë puna dhe detyra
Rroftë mesuesja edhe mjekuRroftë drejtori që e preku
Rroftë parja e marrë me gjakRroftë populli pa bukë në bark
Rrofshin grupet e pastrimitRroftë parja mbledh prej krimit
Rrofshit gjatë edhe me jetëRroftë populli jonë i shkretë
Rroftë i miri që s’ka vlerëRroftë populli jonë i mjerë
Rrofshin çmimet sa në qiellRrofte populli që ngrohet n’diell
Rrofshit sot e rrofshit neser“Rrofshit ju që e thyet besen”
Rrofshim ne edhe rrofshit juRroftë populli që ha vetem dru
Rroftë shpresa që na e vratëRrofshin “Burrat edhe Gratë”
Rrofshin letrat edhe shkresatRroftë populli me “protestat”
Rrofshin fjalët që unë thashëRroftë populli jonë i trashë
Rroftë politika dhe qeveriaRroftë populli dhe shoqeria
Rroftë populli që kot ka leRroftë Shqiponja pa fole.
-Platin Rrapi-
Written by: WindowRadio.de
todayJune 12, 2026 11
todayJune 3, 2026 12