Nuk ka rëndësi se si paraqitet Shqipëria në skenën e Eurovision-it, ata gjithmonë do të adresojnë padrejtësi në kurrizin tonë, edhe atëherë kur bëhet fjalë për “Art”. Nuk e pranojnë dot, iu ngec në fyt suksesi i vendeve të vogla si Shqipëria, ndaj bëjnë qoka dhe favorizime hapur me njëri-tjetrin, vetëm për të shmangur triumfin e vendeve si Shqipëria. Eurovisioni është kthyer një festival që shet politikë të veshur me tinguj muzikorë. Izraeli na qenka shteti më i votuar nga publiku? Kjo është fyerje. Në një kohë kur po ndodh shfarosja më e madhe njerëzore në botë, Evropa jo vetëm që zgjedh të heshtë për të qenë politikisht korrekte, por fëlliqësisht manipulon edhe vullnetin e qytetarëve evropianë, duke renditur Izraelin si më të votuarin nga publiku, në një kohë kur Izraeli as nuk duhej të ishte pjesë e festivalit evropian, ashtu siç është sanksionuar Rusia që pas nisjes së sulmeve në Ukrahinë. Por me sa duket edhe në nivelin e artit, Evropa preferon që ta shohë situatën sipas interesit, Ferrin si Parajsë dhe Parajsën si Ferr, sipas leverdisë. Shqipëria ishte në më të mirën e saj dhe publiku e dha verdiktin e tij me mbështetjen e jashtëzakonshme që tregoi në çdo dalje të grupit “Shkodra Elektronike”, të cilët na kanë bërë të gjithëve krenarë.
Nga Sadik Sallaku:




