Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayMay 8, 2025 1
AKUZA E RËNDË E AVOKATIT/ Partia e Adriatik Lapajt ka marrë 3 milionë euro nga Shkëlzen Berisha
Avokati i njohur Idajet Beqiri në një prononcim për televizionin ABC News thotë se Lapaj financohet nga Shkëlzen Berisha.“Adriatik Lapaj doli me qëllimin që të marrë një numër deputetësh sado të vogël, ta përdorë dhe t’ja japë Saliut.Ai deklaroi se “do jetë një forcë politike që do çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Gjë që e do vetëm Saliu.Dhe tjetra, ai nuk ka fonde. 3 milion euro Shkëlzen Berisha me urdhrin e babain i ka destinuar për Adriatik Lapajn, që të jetë mbështetja kryesore për Berishën”, tha ai.Gjatë kësaj intervistë, avokati u shpreh gjithashtu se Adriatik Lapaj po fuqizohet, për t’i ardhur në mbështetje vetëm Berishës.“SPAK ka shumë punë për të bërë, duhet t’i dalë deri në fund jo vetëm 6 milionë dollarëve në Amerikë por edhe 3 milionë eurove të Tikut. Le ta marrin edhe këtë çështje dhe le ta trajtojnë”, tha ai
Written by: Window.Al