Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayFebruary 24, 2026
U shemb rruga që lidh Shqipërinë me zonën juglindore të saj, jo vetëm me Korçën dhe Pogradecin si dy perla të qytetërimit shqiptar, por edhe që shkakton një zinxhir dëmesh sociale, ekonomike dhe materiale, madje jo vetëm për vendin tonë.
Disa javë më parë Vlora mbeti pa ujë.Rrënime edhe në vende të tjera rrugësh.Në Vlorë e kishte fajin qeveria e para vitit 2013 sepse nuk kishte bërë mirë taposjen e tubave, kurse këtë herë e ka pasur fajin natyra, askush tjetër!!!Të gjithë kanë faj, vetëm politikat e qeverisjes jo! Asnjë.
Nuk është fjala për të bërë retorikë për diçka që është e qartë si drita e diellit.
Ajo që dua të them prej kohësh është e ndriçuar nga dy koncepte.I pari quhet amortizim moral i infrastrukturave, kurse i dyti quhet amortizim fizik i tyre.
Amortizimi moral vjen nga fakti se shumë teknologji, infrastruktura, shërbime, investime, makineri dalin jashtë përdorimit sepse edhe pse ende mund të punojnë, dalin të reja që i nxjerrin jashtë loje.Ta zemë pse të mbash një tren me naftë në punë, edhe pse punon, kur ke një tren elektrik!
Këtë amortizimin moral ne e kemi shumë qejf, sidomos kur nuk dihet dhe s’mund të dihet se lekë hidhen aty!Kemi qejf të prishim të vjetrën, edhe pse në gjendje të mirë, për diçka të modës, apo që duket se na ndryshon disi monotoninë.Muzeu Kombëtar? I vjetër! Hiqe!Piramida? E vjetër! Hiqe!Sheshi? I vjetër hiqe!Rruga Tiranë – Durrës? E vjetër! Hiqe!Pallati i Kulturës? I vjetër! Hiqe!Rëra e plazhit? E vjetër! Hiqe!Porti? I vjetër! Hiqe!Popullin? Degdise nëpër botë! Ndryshoje!Duhet të lëvizë paraja, ejjjj!
Amortizimi fizik vjen atëhere kur infrastruktura materiale dhe teknologjike bëhet e papërdorshme, amortizohet, del jashtë përdorimit, kur edhe fizikisht shkatërrohet, nuk mban më, nuk funksionon më.Është rasti kur treni ynë vjetrohet aq shumë sa nuk lëviz nga vendi për qamet.Në rastin e ujësjellësit të Vlorës, të urës e rrugës për në Pogradec e më tutje deri në kufirin me Greqinë, a vepra të tjera, kemi arritur në amortizimin fizik.Infrastruktura është shkatëruar, nuk funksionon, nuk e kemi nxjerrë jashtë loje sepse kemi një më të mirë.Amortizimi fizik krijon rrezik katastrofash të rënda.Imagjinojmë sa shumë na ka mbrojtur Zoti sepse ajo rrugë mund të shkonte në rrëpirë dhe të merrte me vete larg qoftë dhjetëra vetura, autobuza me turistë, me fëmijë dhe gjithçka.Kush mendon se me probabilitet disa njerëz do të vriten, e siguroj se bën një politikë kriminale menaxhimi.Krahasimi me atë fshatin e humbur në Itali që rrezikon ta marrë uj, nuk ka vend.Përse ?Sepse atje banorët janë evakuar me kohë.Dhe se janë marrë masa sigurime shumë më përpara.Kurse ne na bie rruga që ecim mbi kokë, papritur, dhe askush nuk mban përgjegjësi!E ka fajin natyra?Jam gati ta besoj naivisht, por pyes :Ku janë raportet teknike në vite?Ku janë agjencitë e sigurisë së rrugëve?Ku janë ekspertizat e pavarura?E ka fajin natyra?Patjetër ajo.Por:Pse nuk u konstatua që më parë rreziku?Kush i kontrollon rrugët, urat, bregdetetet, pemët që mund të të bien në tokë, ashensorët, themelet e pallateve të vjetra, shtyllat e elektrikut, të tensionit të lartë, tektonikën e qyteteve dhe pa fund gjera që amortizohen fizikisht?Po e le infrastrukturën të degradojë, sigurisht, në fund, grushtin dërmues do t’ja japë natyra!Po nuk është ajo shkaku i shkatërrimit!Ajo është goditja e fundit.Goditjen e fundit cilësisë së tokës do t’ja japë shiu, edhe kodrës që bie nga erozioni, do t’ja japë tërmeti dhjetëra banesave të amortizuara, do t’ja japë stuhia pemëve që rrëzohen, do t’ja japë zjarri pyjeve të lëna në mëshirë të fatit.Cdo gjë që vdes te qënia natyrore zhytet!Kush e kontrollonte pra këtë rrugë, shkëmbenjtë mbi të pak më tutje, betonin e çarë të mureve mbajtëse, etj?Ne nuk e masim rrezikun që vjen nga amortizimi fizik i infrastrukturave sepse nuk investojnë për to.Themi hë mo ti se mban, hë mos se nuk e gjen gjë, hë mo ta shtyjmë si ta shtyjmë, dhe kjo politikë, kjo kulturë çnjerëzore qeverisjeje bën që të kujtohemi për tubat atëhere kur mbetemi pa ujë, jo më parë, të kujtohemi për mirëmbajtjen e rrugëve kur ato gremisen në rrëpira apo çahen jo më parë, të kujtohemi për hidrovoret kur gjithçka përmbytet dhe jo më parë, të kujtohemi për qentë shpëtues kur ka rënë tërmeti, jo më parë.Pse?Sepse nuk mendojmë të harxhojmë lekë për të parandaluar katastrofat duke përballur amortizimin fizik të infrastrukturave.Për to kujtohemi atëhere kur shpërthen skandali, jo më parë.
A kini pyetur ndonjërë o njerëz:
A janë brenda normave dhe standardeve të sotme?
A keni siguri kur ecni mbi ndonjë pllakë hekuri që mbulon ndonjë gropë në trotuar?
Ju jep ndokush ndonjë raport për përbërjen kimike të ujit që pini?Pse me këtë marrëdhënie publike do të merret ujësjellësi?Dini ç’përbërje ka uji i liqenit ku fëmijët tuaj lahen pllaq – plluq?
Përgatiti:Koja Leonard:
Written by: Window.Al