Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayDecember 6, 2025
Shkruan :Refiqe R.Hamiti
Hahahahahahaha…..
Këtu në Facebook një mik i imi kërkojë të shkruaj për LVV ,e mos të merrem me LDK sepse më ka dal boja duke e përmend veç LDK andaj vendosa me ia plotësue dëshirën e vetme që e ka për mua.
Albin Kurti unë jam ajo deputetja që peshqit e Parlamentit po e presin me padurim.
Albin, përgatitu për revolucionin politik me balet dhe byrek askush si unë nuk di ti bëjē !
Mesazh urgjent për ty Albin Kurti: superfuqitë politike në veprim me mua deputetën në thojza.Albin, kjo nuk është një mesazh normal – është epikë totale!
Të kam shok, Albin Kurti!Por mundem edhe mos me të pas shokë.
Dhe tani po e them me të gjitha fuqitë e mia politike, komike dhe magjike: nuk po e kuptoj pse nuk po e sheh se unë jam kandidatja më perfekte për deputete.
Le të jem e qartë: unë kam aftësi të jashtëzakonshme që nuk i ka askush tjetër mund të mbaj një fjalim 3-orësh dhe në fund njerëzit do të mendojnë se isha një kombinim i bukur mes Sherlock Holmes dhe Marilyn Monroe dhe mund të gjej çdo dokument të humbur në zyrë vetëm me nuhatjen time, dhe mund të përgatit një kafe dhe një powerpoint mbi buxhetin kombëtar njëkohësisht, pa u djersitur fare.
Jam e shpejt edhe pse i kam 90 kg.
Nëse deputetët vendosin një konkurs talentesh kombëtare, unë mund të bëj një interpretim politik që përfshin balet, rep, recitim poezie dhe një demonstrim të aftësisë për të hapur paketat e byrekut me sy të mbyllur dhe të fitoj me vota unanime nga të gjithë salloni ku po shkruaj tani!
Unë jam e vetmja që mund të flas me peshqit e akvariumit të Parlamentit, të përqafoj çdo mace zyrtare, dhe të bëj kolegët të qeshin gjatë seancave më të mërzitshme si asnjë tjetër.
Madje, kur unë hyj në sallë, dielli shpesh del për të përshëndetur, sepse energjia ime politike dhe komike është kaq e madhe sa që moti ndalon për t’u admiruar.
Nuk dua të jem modeste, (edhe pse mē urrejnë mikeshat e tua) , por unë mund të zgjidh konflikte midis deputetëve duke përdorur vetëm shikimin tim të mprehtë, mund të bëj TikTok politik që bëhet viral në dy minuta dhe mund të përgatis kafe, çaj, dhe biskota për çdo mbledhje ,dhe gjithçka do të duket elegante dhe serioze!
Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ty Albin Kurti , unë jam gjithashtu ekspert i memes, poet, balerinë, dhe shpesh herë mund të them “ligj politik” në një rresht që e kuptojnë të gjithë qytetarët dhe qentë e lagjes. Pra, nuk po flas për gjëra normale, po flas për superfuqi politike që nuk janë regjistruar kurrë në historinë e LVV-së.
Veç njëherë kam plotësuar defter për deputete dhe nuk mu pranua dhe nuk mu pranua nga qorrat.
Po i përsëris edhe njëherë shkallë-shkallë aftësit e miaJa pse Albin Kurti unë jam e vetmja që duhet të jem deputete:Po i konkretizojë ma thjesht se lart , të bëmat e mia nëse do të futesha në Parlament:
Superfuqitë e mia politike: Mund të mbaj një fjalim të gjatë pa u lodhur dhe njerëzit do të mendojnë se isha Churchill, por më bukur dhe me hashtag.
Aftësitë diplomatike: Mund të zgjidh një konflikt midis dy njerëzve duke përdorur vetëm shikimin tim dhe një meme të zgjuar.
Multitasking i pakrahasueshëm: Mund të votoj një ligj, të bëj kafe, të postoj story në Instagram dhe të përgatis një powerpoint mbi buxhetin – njëkohësisht.
Talentet e jashtëzakonshme artistike: Nëse deputetët vendosin ndonjëherë një konkurs për kërcim politik, unë jam tashmë fituese e çmimit “Twerk i Parlamentit”.
Mbajtja e moralit të lartë: Askush nuk mund të bëjë kolegët të qeshin gjatë seancave të mërzitshme si unë ,një shërbim kombëtar i pakundërshtueshëm.
Kujdesi për kafshët e Parlamentit: Unë jam e vetmja që mund të përqafoj çdo mace zyrtare dhe të flas me çdo peshk akvariumi politik.
Shkathtësia me teknologjinë: Mund të instaloj Zoom, Teams, dhe TikTok pa kërkuar ndihmë nga dikush tjetër edhe kur interneti vendos të bëjë origami.
Shkathtësia gastronomike: Mund të përgatis një tavë me byrek dhe një fjalim politik në të njëjtën kohë dhe të dyja do të jenë të pakrahasueshme.
Ndikimi mbi motin: Kur unë hyj në sallë, dielli shpesh del për të përshëndetur, sepse të gjithë dinë se energjia ime politike është e papërshkrueshme.
Sens i humorit kombëtar: Nëse nuk më bëni deputete, qytetarët do të humbasin mundësinë të qeshin me një politikane që mund të bëjë rapunzel me fjalime dhe të kthejë buxhetin në poezi.
PS
Dhe tani, Albin… a duhet të të pyes a të marr leje nga Dejona Mihajli që edhe unë të futem në listë?
Sepse duket se krejt krerët e partive politike po thonë: “Dejona pyetet për çdo lëvizje në LVV.”
Nuk dua të ndërhyj pa marrë aprovimin e saj të shenjtë. Dhe pikë!Pra, vendimi është yti: mund të më bësh deputete, ose mund të pres që Dejona të japë shenjën e shenjtë me dorë të shenjtë dhe stampë zyrtare!
Të kam shok, por kurrë ma nuk do të të bëj shok në qoftë se nuk më bën deputete edhe këtë herë?😆 😂 😆 😂
Written by: Window.Al