Opinion

🟥 PD, Partia pa mendim:

todayDecember 5, 2025

Background
share close

♦️Trishtimi i nje Opozite që s’di kë kundërshton!

🔴Çfarë mjerimi politik, dhe çfarë tragjikomike njëkohësisht.
PD, dikur partia më e madhe e opozitës, sot endet pa mendim, pa alternative dhe fatkeqësisht edhe kur dikush del kundër, del pa ide, pa bosht, thjesht pa mendim.
Një opozitë që nuk kundërshton, por reagon.
Nuk mendon, por kapet pas refreneve të vjetra. Nuk artikulon, por ankohet.

🟦 Ervin Salianji, politikan energjik, luftarak në formë, por klanor në përmbajtje.
Politikan i kafeneve, i kulisave, i demagogjisë së lehtë që ngroh turmat, por nuk frymëzon askënd.
Ide zero, koherencë zero, vizion zero.
Një rebel pa tezë.

🟥 Përballë tij qëndron Berisha, mjeshtër i dredhive, i përçarjes, i zhdukjes politike të kujtdo që guxon të mendojë ndryshe. Udhëheqës që shpall armik edhe veten në pasqyrë po të ketë nevojë të mbijetojë një ditë më shumë.
Një hijeshi tragjike e pushtetit të vjetër që nuk njeh kufij moralë apo politikë.

🟨 Dhe pastaj vjen Ilir Alimehmeti. Mjek i zoti në teori, politikan mediokër në praktikë.
Djale i mirë, qoftexhi tirane, korrekt në sjellje dhe bosh në përmbajtje.
Pa vizion, pa guxim, një skuth i qetë karriere.
Ai politikan që nuk e lëndon askënd sepse nuk prek asgjë.

🔴Pra PD-ja sot është një parti pa mendim institucional, por edhe mendimin ndryshe e ka pa parim.
Nuk është debat, është pakënaqësi.
Nuk është sfidë politike, është grumbullim zhgënjimesh.
Nuk ka ide, ka vetëm nostalgji dhe recitime të vjetra që nuk ngjisin më as te militantët.

🛜 Dy emra u shfaqën si dritë jeshile, Aulon Kalaja dhe Taulant Kopliku. Të dy me potencial për të artikuluar diçka ndryshe.
Por kur erdhi ora e ndeshjes së vërtetë, zgjodhën jo ringun, por dhomën e zhveshjes.
Zgjodhën jo sfidën, por komfortin. Jo të drejtën, por karrigen.
Jo idenë, por bythëlëpirjen. Dhe aty mbaroi gjithçka.

🌘 Kjo është PD-ja sot. Një kazermë politike me militantë, pa elitë, pa mendim alternativ, pa kurajë.
Me një lider autokrat në amshim politik dhe me “kundërshtarë” që s’kanë as moral, as peshë, as ambicie përtej egos së vogël personale.
Një parti ku askush s’ka shtyllë kurrizore, por të gjithë kanë llogari të hapura.

🔰Gjithsesi më mirë një Salianj që kërkon një hap liri, se një Sali që lufton mullinjtë e erës brenda partisë dhe ia thyen helikën kujtdo që e shikon si rival.

♦️Sa trishtim. Një parti pa ngjyrë, një opozitë pa busull, një elitë politike pa elitë.

✅ Sot unë nuk e di ku shkojnë këta personazhet e kafeneve, me çfarë axhende dalin, çfarë synojnë, kujt i shërbejnë.
Por një gjë e di: nuk i shërbejnë Ramës siç fantazon Berisha, por i shërbejnë egos së tyre politike.
Dhe ky nuk është krim. Krimi është që askush prej tyre s’e do PD-në më shumë sesa veten.


• “Kur mungon ideja, zhurma shpallet alternativë.”
• “Partia pa mendim është si anija pa timon, të dyja mbyten edhe në det të qetë.”
• “Opozita nuk bëhet me britma, por me bosht moral dhe me ide që mbajnë peshë.”

➖Në politikë nuk mjafton të jesh kundër dikujt, duhet të jesh për diçka.
Kur alternativa mungon, kundërshtimi është vetëm teatër, jo shpresë.

✅ Nga Brukseli duket më qartë se kurrë.
PD është bërë një hije pa ngjyrë.
Berisha ecën drejt amshimit politik duke kërkuar armiq imagjinarë.

🔻Salianji ecën pa bosht, si rebel pa shkak.

🔻Alimehmeti ecën pa grind, si profesionist që nuk guxon të kthehet në politikan.

🔻Kopliku dhe Auloni ecin pa erë dhe pa ngjyrë, dy silueta që zhduken para se të shfaqen.

🇦🇱Dhe Shqipëria mbetet pa opozitë.

Një vend ku Saliu është i lodhur, të tjerët janë të zbrazët, dhe PD-ja është thjesht një çadër e vjetër politike ku askush nuk gjen më strehë.

➖Trishtim për një vend që meriton shumë më tepër se kaq.

Albert Zadrima

Written by: Window.Al

Rate it