Opinion

Dualitet i mallkuar që po na mban peng nje jetë të tërë..

todayDecember 4, 2025

Background
share close

Se pari ,ju demokratë.. Po nuk rrëzuat Saliun,kurrë nuk do rrëzoni Ramën, përkundrazi , këtu do e kemi sëbashku edhe për 30 vjetë të tjera, deri sa Shqipërisë e shqiptarëve të mos i ketë ngel me asnjë m2 tokë, asnjë burim nafte, asnjë galeri minerali, asnjë burim uji ..

Sepse Shqipëria sot nuk mbahet peng nga një njeri, por nga një binom politik i pandashëm , nga një lloj kimie e errët mes së djeshmes së pandëshkuar dhe së sotmes së pangopur. Në njërën anë, Sali Berisha, RELIK e TRANZICIONIT, monumenti i vetëpërjetësimit, njeriu që i shpalli luftë vetvetes dhe degjeneroi prej kohësh.

Në anën tjetër, Edi Rama, arkitekti i zhvatjes moderne, mjeshtri i PAKETIMIT Të VJEDHJES si reformë, simboli më i ndritshëm i një kapje shteti, që merret më shumë me tendera, se sa me ne shqiptarët . .

Këta të dy nuk kanë qenë e nuk janë kurrë armiq politikë. Janë dy pole të të njëjtit “magnet” grabitqar, një simbiozë që funksionon vetëm duke pasur njëri-tjetrin përballë. Njëri si fantazma e së shkuarës që nuk pranon të vdesë politikisht, tjetri si iluzioni i së ardhmes që nuk vjen kurrë. Dhe mes tyre,jemi ne populli i rraskapitur, që paguajmë çdo faturë te vjedhjes së tyre, mbi të gjitha, paguajmë shpresën e tharë.

Ky dualitet është mekanizmi i përkryer i plaçkitjes. Berisha mban gjallë të shkuarën që Rama ka nevojë ta përdorë, kurse Rama prodhon të tashmen që Berisha ka nevojë ta akuzojë. Një teatër absurd ku aktorët nuk ndërrohen kurrë, vetëm kostumet.

Pra, derisa ne shqiptarët të mos çlirohemi nga hija e madhe e Saliut, nuk do të çlirohemi kurrë as nga makineria e rëndë korrupsionit e Ramës. Ky është zinxhiri. Ky është realiteti. Dhe ne do vazhdojmë ta tërheqim zvarrë atë zinxhir.. Deri kur? Dhe për sa kohë..?
Zoti beftë më të mirën për ne shqiptarët..
..

Shkruan Rifat Kullolli

Written by: Window.Al

Rate it