Opinion

🟥 “Kur drejtësia vjen te dera, edhe globalistët harrojnë parimet që predikonin”

todayDecember 2, 2025

Background
share close

“Edhe ti hengre dardha pas kurrizit tim?” -Edvini-

🟣Federica Mogherini, ish-kryediplomatja e BE-së, promovuese e vijës së majtë progresiste, globaliste nga koka te këmbët, e formuar në laboratorët e axhendave që financojnë lëvizje sociale, identitare dhe politike anembanë Europës, sot është ndalur në Bruksel për hetime mbi abuzime me tendera publikë.

Po, po, ajo që jepte leksione moralizimi Ballkanit, tani po pyetet për kontrollin financiar të banesës dhe dyshime për përfshirje në skema të dyshimta me fonde europiane. Ironia politike s’ka nevojë për koment, vetëm për dëgjim.

🟩Kjo është Europa: modeli ku drejtësia nuk pyet nëse ke qenë ministre, kryenegociatore apo ikonë e establishmentit të majtë.

Kur ka dyshim, dera hapet, hetimi nis, dhe politika stepet.
Ky është mekanizmi i një shoqërie normale, ku paratë publike s’janë çiflig privat.


• Drejtësia nuk është e majtë as e djathtë, është ose funksionale, ose është fasadë.
• Institucionet e forta e kontrollojnë pushtetin, jo e kundërta.
• Kur shteti ka frikë nga drejtësia, qytetari është i lirë. Kur drejtësia ka frikë nga shteti, qytetari është vetëm spektator.
⸻ – AZ –

🌏Në Europë, arrestohet edhe simboli i establishmentit politik, nëse dyshohet se ka prekur paratë e publikut.

🟣Në Shqipëri, kur drejtësia prek korrupsionin, pushteti shkon me vrap në Gjykatën Kushtetuese për ta bllokuar. Thjesht se mundet.

🟢Në Bruksel, zv/kryeministrja do ishte para hetimit pa konferenca shtypi e pa dramë.
🔴Në Shqipëri, zv/kryeministrja është “prokuroria që godet opozitën”, ndërsa dosja e saj endet në korridore.

🔰Nga zyra ime këtu në Bruksel, dallimi është brutal.

Në një vend të BE-së drejtësia nuk pyet se kë ke përkrah apo kë përqafon në foto. Në Shqipëri, drejtësia kapet si trofe nga pushteti dhe përdoret si shkop ndaj kundërshtarëve, ndërsa abuzimet e qeverisë fshihen pas protokolleve dhe shantazhit institucional.

Europa funksionale dhe Shqipëria e kapur.
Ka kaq pak kilometra mes tyre, por një shekull dritë në mentalitet.

Albert Zadrima

Written by: Window.Al

Rate it