Opinion

PËR ATA QË DUAN TË VËRTETËN: Prapaskenat e 97′)

todaySeptember 15, 2025

Background
share close

Kam shkruar disa herë për revolucionin tregishtor të vitit 1997.
Jo vetëm se atë periudhë të tmerrshme e kam jetuar në Shqipëri por si shumë shqiptarë të tjerê ato ngjarje i kam ndjekur me shumë interes dhe vëmendje. Në atë kohë punoja dhe specializohesha si mjek në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës dhe nuk do ti harroj kurrë plumbat që binin si kokrra breshëri kur udhëtoja nga banesa në klinikën universitare. Edhe sot habitem me atë gjakftohtësi të çmendur që kisha për të ju ardhur në ndihmë pacienteve të zonave të largëta që kishin ngelur në pavion pasi disa që banonin afër ishin nxjerrë nga spitali.
Rrebelimi i 97-es para luftës çlirimtare të Kosovës është ngjarja që ka lënë vragat më të thella në vetëdijen time.
Revolucioni i zi i vitit 1997 është goditja më kataklizmike që ka marrë shteti shqiptar që nga shpallja e mëvetësisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912.
Dëshminë më autentike të dorës së parë se çfarë ndodhi në Vlorë në ditët nga Janari deri në Mars të vitit 1997 kur bandat politiko-ordinere socialkomuniste në koordinim me qendrat ndërkombëtare antishqiptare na e jep Koloniel Kostandin Koliqi në atë kohë kreu i shërbimit sekret për FMD (Forcat e Mbrojtjes Detare).
Koloniel Koliqi siç e thotë vetë ishte një nga 111 të listuarit për tu asgjësuar nga bandat.
Ai ka botuar më herët librin e tij dëshmi (Prapaskenat e 97) për të cilin kam shkruar më herët.
Kosta Koliqi me botimin e këtij libri (xhepi) koncentrat të ngjarjeve ditë pas dite nga Janari në Mars është treguar më dorëlëshuar na jep emrat e protagonisteve të atyre ngjarjeve pa censurë pa mllef por për t’i shërbyer të vërtetës së madhe të atyre ngjarjeve që stopuan pêrparimin e Shqipêrise drejt Europës siç e ndalon anijen spiranca që ngulet në fund të detit e nuk shkulet nga andej.
Po u hetuar dhe dënuar autorët dhe aktorët e atij revolucioni të zi ne e kemi tepër të vështirë të dalim nga qerthulli i zhvillimeve negative qe shpesh i ngjasojnë mitit të Sizifit.
Për të krijuar një ide se çfarë sjell kjo dëshmi e Koloniel Koliqit pa lejen e tij do sjell për ju dy fragmente nga ky libër;


Nga Milaim Nela

10 Shkurt 1997
….
Në orën 8 të mëngjesit Skënder Gjinushi del tek Sheshi i Flamurit. Ai i thotë turmës “do të vazhdojmë protestat në bazë të një plani i cili do të miratohet nga një Komitet që do ta krijojmë tani”. Në tribunë ishin edhe Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Paskal Milo, Perikli Teta, Kurt Kola, Daut Gumeni, Arben Malaj, Fatos Lubonja dhe shumë politikanë të tjerë.
Gjinushi vijon: “Do të vazhdojmë deri sa të rrëzojmë atë malokun, Sali Berishën dhe pushtetin e tij se ai ju ka marrë paratë. Ne lebërit davetet i fillojmë me këngë, i vazhdojmë me pushkë dhe i mbarojmë me këngë” dhe pas kësaj fraze ai fillon të këndojë …o djem rrëmbeni pushkët ja vdekje ja liri. Këtu Skender Gjinushi dhe Neritan Ceka i drejtohen turmës duke ngritur tre gishtat lart. Pjesa e parë e turmës ja kthen përshëndetjen me të njëjtën mënyre madje të shoqëruar me ulërima…

Nga data 18 -22 shkurt në Vlorë shfaqet Zani Çaushi i ardhur nga Greqia i zbarkuar nga një skaf i nxjerrë nga burgu grek. Bashkë me Zani Çaushin u shfaq edhe Gjolekë Malaj ku vuante dënimin bashkë me Zanin (ky i dënuar 101 vjet) dhe vetë ishte i dënuar 35 vjet.
….
Qysh në ditët e para të shfaqjes se Zani Çaushit në lagjen e tij dhe në qytet kur filloi të thërrasë banorë të rinj në moshë për të krijuar bandën e tij për habi jo të vogël, Fatos Lubonja dhe Frrok Çupi u vetofruan apo u urdhëruan nga dikush që ti afroheshin Zanit si këshilltarë dhe zëdhënës të tij…ishte edhe për të qeshur kur shikoje Zanin duke dhënë intervista dhe për përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve thoshte – ja për këtë pyetje le të flasë zëdhënësi im Frroku, ndonjëherë i kërkonte edhe Fatosit për të ju përgjigjur gazetarëve.

28 shkurt 1997
….nga makina duke zbritur para sheshit të universitetit, fare afër shoh 4 trupa të shtrirë. Mendoj se të kolegëve tanë se të tjerët nuk kishin arësye të vriteshin dhe të dërgoheshin tek studentët.
Një grua i binte njërës prej kufomave me sopatë duke e copëtuar. Një tjetër shumë e shëmtuar ngjyente duart në trupin e Lek Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtër ngjyente duart në gjakun e Lek Qokut dhe ja tregonte turmës duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i kullonte duke i përlyer edhe krahët…Shtanga. me kapi një tmerr i vërtetë por ajo që po shihja më ndihmoi dhe më largoi nga ajo frikë se çfarë mund të më ndodhte…
…..
Të pasnesërmen me 2 Mars me vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha më vonë deputete e kuvendit shqiptar…


Miq!
Libri i Kosta Koliqit siç e thotë vetë ai është ‘DËSHMI PËR ATA QË DUAN TË VËRTETËN’
Këtë libër të vogël dëshmi autentike që lexohet me një frymë duhet ta ketë dhe lexojë çdo shqiptar.
Ky libër ka emra, data dhe ngjarje që ju vlejnë shqiptarëve për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në atë vit të zi ngjarjet e të cilit nuk janë hetuar asnjëherë siç duhet.
Në fakt gjithçka dhe të gjithë janë amnistuar. Organizatorëve të atij rrebelimi katastrofal për shqiptarët dhe për vendin jo vetëm që nuk ju ka hyrë gjemb në këmbë por janë shpërblyer me poste të larta shtetërore e disa prej tyre na serviren nëpër ekrane si etalon i intelektualizmit të pavarur shqiptar.
Miq!
28 vjet nga 97-ta na kanë dëshmuar se pa u hetuar dhe dhënë drejtësi për atë gjëmë ne nuk do të mund të dalim nga bataku që ka krijuar ai revolucion shumica e autorëve të të cilit janë akoma gjallë sot e duhet të paguajnë për të.
Mirënjohje për Koloniel Koliqin dëshmia e të cilit herët a vonë do t’i vlejë vendit të cilit ai i sherbeu atëherë me të gjithë energjinë e tij e vazhdon t’i shërbejë edhe sot me këtë libër dëshmi.
Faleminderit Koloniel.

Written by: Window.Al

Rate it