Opinion

KERKOHET NJI OPOZITE E RE:

todayAugust 27, 2025

Background
share close

PAMFLET SATIRIK

BOMBA RICO E TRUMP KUNDRA KLANIT SOROS – NJI SHANC PER POPULLIN SHQIPTAR TE ZHYTUN NE KRIM E KORRUPSION!

Porse a ka me e pase kete force populli shqiptar me u ringjall si feniksi prej kesaj shkendije kozmike TRUMP?

1.

Shqipnia sot nuk ka vetëm nji problem: nuk asht vetëm Rama, nuk asht vetëm Sorosi. Problemi i madh asht se edhe opozita asht e bleme.
Berisha, Meta e Basha, që duhej me kenë mbrojtes te popullit, janë zhytë në korrupsion e pazare.
Pra, çka kemi përballë? Nji teatër politik: Rama sundon, opozita bën sikur kundërshton, e populli mbetet pa za e pa mend…

Qysh prej vitit 2013, Rama me Sorosin kanë kapë shtetin, kanë kapë drejtësinë, kanë kapë zgjedhjet.
Kanë shpërdorue miliarda euro, kanë mbushë Shqipninë me drogë, kanë shitë pasunitë kombtare, e kanë damtue randë të ardhmen e rinisë e te vendit…e nisen me prishjen e Teatrit dhe po e mbyllin me prishjen e Thethit, pa asnji konsensus qytetar…

Ndërsa opozita ka ba vetëm nji punë: me e mbajtë popullin në gjumë, me i thanë “pritni, duroni, do ta rrëzojmë nesër”, por nesër kurrë nuk ka ardhë.

Shqiptarë, tash duhet me e thanë troç: As Rama, as Sorosi, as Berisha, as Meta, as Veliaj e as Basha nuk janë shpëtimi.
Shpëtimi jemi ne vetë, populli që nuk shet votën, që nuk trembet prej dhunës, që nuk dorëzohet para mashtrimeve.

Sot duhet me lindë nji opozitë e re, jashtë pazareve e korrupsionit.
Nji opozitë që nuk e blen Sorosi, që nuk e shantazhon Rama, që nuk e hesht Berisha Meta e Basha.
Nji opozitë që ngrihet prej tokës shqiptare, prej gjakut e mundit të këtij populli.

2.
Shqiptarë, nuk ka ma kohë për gjumë. Nuk ka ma kohë për teatër.
Ka vetëm dy rrugë: ose me u nënshtrue mafies që sundon me emnin e Sorosit, ose me e çue zanin tonë e me e marrë Shqipninë në dorë.
Zgjedhjet e reja janë vetëm hapi i parë.
Ndryshimi i vërtetë nis prej shpirtit tand o popull heroik shqiptar. Tash asht dita me u nda me te kaluemen osmano-komunisto-sorosiane e me iu kthy perendimit…

Gjergj Jozef Kola

Written by: Window.Al

Rate it