14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeAktualitetNënkryetari i bashkisë Malsia E Madhe zoti Sytki Ndreca apelon:

Nënkryetari i bashkisë Malsia E Madhe zoti Sytki Ndreca apelon:

Motra e vëllezër, malësore e malësorë të trevës tonë të mrekullueshëm që Zoti🙏na e fali për ta jetuar gjithë bukurinë e saj e për ti shijuar çdo vlerë e traditë që brezat na e sollën deri ditët e sotme të pastër e me ndjenja të thella atdhedashëse e humane. Po në çfarë jemi duke bërë???. Malësinë e Madhe po e djegim, po e ç’natyrojmë, po e dhunojmë. Këtë pasuri të madhe natyrore me pyje, livadhe e kullota, këtë ekosistem mbresëlënës në florë e faunë, këto toka pjellore e troje që nuk mundi ti digjte as pushtuesit e shumtë turq, malazez, serbë, italian, gjermanë etj. ne po i djegim me “duart tona”. Si thotë poeti ynë në vargjet e tij: “Nuk e dija se armiku ishim ne…”. Po pse kështu??? Çfaj na ka toka, lumi, liqeni e deti që kanë veç bekime🙏. Pse të bëhemi armiq të vetvetës, të shëndetit, të pronës private e asaj publike? Pse duhet që për faj të dikujt ta vuajnë shoqëria e për më tepër fëmijët tanë e brezat që do vijnë? Zjarri nuk njeh kufi: ai merr jetë njerëzish. Ai “përpin” çdo gjë që i del përpara: me shtëpi e katandi, me pemtore e vreshta, arat me grurë e misër, me perime e bimë aromatiko-mjeksore. Shuan vatra të tëra vetëm për një “mëri” të njeriut që është “bërë ujk për njeriun e natyrën”. E ne veçse rrimë e vështrojmë se si na shuhet jeta dhe e ardhmja duke mos rendur për t’shpëtuar nga këto “maniak” të krimit natyrorë që nuk njohin as Atdhe🇦🇱e as Zot🙏e Fe por vetëm s’mirë, urrejtje e armiqësi. Shpesh dëgjojmë nga qytetarët, institucionet pushtetare dhe ligjzvatuese se zjarri ishte i qëllimshëm ose i paqëllimshëm dhe e krahasojmë me vrasesin. Kurrsesi nuk ka një emërues të përbashkët mes vrasësit e zjarrvënësit. I pari (vrasësi) mund ta bëjë edhe për vetmbrojtje, ndërsa zjarri ka vetëm një shkaktarë dhe ai është zjarrvënësi që nuk ka asnjë ndjenjë justifikimi. Po dhe vetëm një të përbashkët zjarrvënësi është i barabartë me terroristin dhe si i tillë duhet trajtuar nga organet kopetente. Ndryshe ne nuk dimë se nga vemi dhe natyra e brezat do të na mallkojnë përjetë. Ndaj ti dalim para të keqes duke i thirrur mendjes qoftë si shoqëri e ashtu dhe institucionet për të bërë më të mirën si në bashkëpunim me sektorët e specializuar për ti ndalur këto vampirë që nuk po ngopen me “gjakun e damarëve të tokës mëmë” duke marrë denimin e merituar. Të bashkohemi me Repartet Zjarrfikse, Policinë e Rendit, Ushtrinë, Sektorët e Emergjencave Civile e atyre Pyjore etj. për të dhënë secili e gjithë sëbashku ndihmën e duhur për parandalimin e shuarjen e zjarreve. Ti japim vlerë humanizmit qoftë dhe me një shishe ujë, të mbrojmë me dinjitet çdo pëllëmbë truallin tonë të begatë. Ti japim vlerë jetës, ta duam tokën e natyrën e në fund të fundit të mbrojmë vehten e burimet jetësore.

Malësia_e_Madhe_është_e_jona🇦🇱🙏🌲🏞️.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat