Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

Dashuritë dhe kohët nuk parkojnë drejt.

todayJuly 25, 2026 11

Background
share close

​Tragjedia e fundit në një fshat të Fierit na përplasi sërish në fytyrë një realitet të hidhur: Mangësinë tonë të thellë në edukimin emocional dhe dështimin në total si shoqëri për të kuptuar edhe njëherë dashurinë dhe lirinë.
​Krimi i kryer dje,na tregoi sërish se sa lehtësisht keqkuptimet e largësisë, pesha e emigrimit dhe pamundësia për të prandaluar fundin e një ndjenje mund të kthehen në katastrofë.

Djali, i mbërthyer në vetminë e mërgimit, e shihte atë vajzë si të vetmen fije shpirtërore që e lidhte me jetën. Mirëpo, koha rrjedh dhe njerëzit ndryshojnë. Zhvendosja e vajzës në Tiranë, arsimimi dhe përballja me horizonte të reja i hapën asaj dyert drejt njohjes së vetvetes. Si përfundim, ajo nuk e shihte më të ardhmen me të njëjtin djalë që kishte dashuruar për nëntë vite.
​Dy të rinj me origjinë nga provinca nuk i detyroheshin njëri-tjetrit amshimin. Nuk është hera e parë që emigrimi ndan një çift, ashtu siç nuk është hera e parë që një vajzë nuk është më e njëjta në moshën 25-vjeçare siç ishte kur numëronte 19 pranvera. Emigrimi është një shkollë më vete, por edhe fakulteti është një tjetër; optikat e të dyve po rrihnin tashmë në brigje krejt të ndryshme.​Jo është jo. Boll është boll.

Pesha e emigrimit dhe sakrificat financiare nuk i japin asnjë burri të drejtën ta trajtojë gruan si pronë të tij.
​Pjesa jonë si shoqëri ka dezertuar në formën se si duhet edukuar një mashkull për ta dashur dhe respektuar një femër. Ngërçi emocional, i gërshetuar me zhgënjimin dhe trysninë ekonomike, çoi në këtë fund kaq tragjik që nuk la vend për kthim.Një e re e arsimuar duhej ta kuptonte që në vitet e para të studimeve se kur lejon dikë t’i mbulojë çdo shpenzim, krijohet një varësi e rrezikshme që shpesh paguhet me lirinë vetjake. Nëse një marrëdhënie kthehet në një “bankomat” tranzitor, ky mbetet një kusur i rëndë mbi ndërgjegje. Është më se e kuptueshme që vajzat e provincës përballen me vështirësi të mëdha ekonomike kur transferohen në kryeqytet, por kjo nuk mund të shërbejë kurrsesi si justifikim për shfrytëzimin e një lidhjeje për përfitime materiale. Nëse ndjenja shteroi ditën që u mor diploma, atëherë ekonomia e djalit është përdorur me ndërgjegje të plotë.

​Ky nuk është një rast i izoluar. Që nga viti 2005, kur nisa fakultetin, kujtoj se thuajse të gjitha vajzat e kursit tim erdhën të fejuara, por deri në vitin e tretë, shumica prej tyre u ndanë për të njëjtin motiv. Njeriu ndryshon; ndryshojnë ndjenjat, por bashkë me to edhe synimet, pjekuria dhe mendësia për të ardhmen.
​Emigracioni mbetet një nga fenomenet më plagosëse sociale. Distancat gjeografike pashmangshmërisht sjellin krisje, shembje marrëdhëniesh dhe, siç po shohim mjerisht sot, mbjellin edhe krime,nga më makabret.

​Kur një vajzë e arsimuar dhe me pjekuri ulet përballë një mashkulli dhe i shpjegon me maturi e pa frikë se ndjenja ka përfunduar, edhe ndarja mund të pranohet me dinjitet , me kusht që mbi atë lidhje të mos ketë rënduar shpërfytyrimi ekonomik dhe instrumentalizimi njerëzor.Edhe burri më pa logjik kupton,qëndron përballë fjalisë “Faleminderit për vitet,por këtu mbaroi”

​Dashuria nuk mjafton gjithmonë për ta mbajtur një lidhje, por ajo nuk mjafton as për të garantuar një ndarje pa dëme. Rinia shqiptare duhet të heqë dorë nga përdorimi i tjetrit si mjet për të arritur qëllimet. Sot fatura e këtij mentaliteti është ulëritëse: tri viktimë dhe dy familje të shkatërruara përgjithmonë.

Përgatiti : Nertila Meta
Korrik 2026.

Written by: WindowRadio.de

Rate it