Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

PD-ja nuk asht shoqatë fitimprurëse…

todayJuly 17, 2026 6

Background
share close

Po e them troç : kush e trajton Partinë Demokratike si biznes privat, nuk i ka kuptue kurrë as idealet e saj, as sakrificat e demokratëve.
PD-ja nuk u ngrit mbi llogaritë e disave për me nda poste, favore e përfitime. Ajo u ngrit mbi gjakun, mundin e guximin e mijëra burrave e grave që dolën përballë diktaturës me besim se Shqipnia do të bahej vend i lirë.
Sot, kur shohim se gjithçka sillet rreth karrigeve, klaneve e pazareve, nuk kemi pse heshtim. Partia nuk mund të kthehet në nji shoqatë ku pak veta fitojnë e shumica veç duartrokasin. Nuk mundet me u mbajt gjallë me patronazh të brendshëm, me servilizëm e me përjashtime.
Demokratët nuk janë numra për statistika e as ushtarë që thirren vetëm ditën e votimit. Ata janë zotët e kësaj partie. Pa ta, çdo vulë mbetet vetëm nji copë gome.
Nëse PD-ja don me u ngrit prapë, duhet me i hapë dyert meritës, mendimit ndryshe e garës së ndershme. Përndryshe, do të vazhdojë me u tkurrë, jo prej sulmeve të kundërshtarëve, por prej sëmundjes që e ka kapë nga mbrenda.
Partitë nuk vdesin kur i mund kundërshtari. Vdesin kur harrojnë pse janë krijue.
Dhe kjo asht kambana që po bjen sot për Partinë Demokratike.

Shkruan Agim Picaku:

Written by: WindowRadio.de

Rate it