Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Si fiton partia demokratike?

todayJuly 15, 2026 8

Background
share close

Këtë pyetje i kemi bërë vetes gjithë këto vite e përgjigjet mund të jenë të ndryshme, por sot, ditën që Partia Demokratike ka zgjedhje për Strukturat Drejtuese, Sekretariatet dhe Gjykatën e saj, kjo përgjigje mund të jetë konkrete.
Këto ditë, kam mare telefonata e mesazhe nga shumë miq dhe kolegë, që janë në të drejtën e tyre të kërkojnë votën për këto zgjedhje.
Ndërkohë, mund të duket anakronike apo demode, unë nuk e kam bërë një gjë të tillë.
Pse do thoni Ju?
Se gjykoj që kjo garë nuk lidhet me emra, por me Partinë Demokratike.
Duke votuar figura të pastra e me kontribute reale sot, nesër e bëjmë Partinë Demokratike jo vetëm konkuruese në ide e aksion, por edhe fituese në zgjedhje të lira e të ndershme.
Ndaj, nëse e doni Partinë Demokratike fituese nesër, sot refuzoni të votoni për qoka, miqësi apo shoqëri, por për ata që kanë kontribuar pa kushte për PD-në, që kanë qenë në çdo aksion apo protestë, që kanë qenë zëri i çdo demokrati dhe në krah të tyre, e jo vetëm në periudhë zgjedhjesh.
Votoni ata që nuk munguan kurrë e nuk gjetën kurrë justifikime për t’ju mbështetur e përfaqësuar.
Votoni ata që postin e shohin si përgjegjësi e detyrim moral, e jo ata që vijnë në Seli vetëm kur ka zgjedhje.
Votoni ata që i përgjigjen çdo telefonate apo pranojnë të dëgjojne çdo hall e problematikë Tuajën.
Votoni ata që i keni patur në krah në protesta e aksione politike, e deri në qelitë e narko pushtetit.
Votoni ata që flasin për Ju e Ju përfaqësojnë me dinjitet dhe integritet.
Vetëm kështu, Partia Demokratike bëhet forcë fituese nesër✌️.

Shkruan Adriana Kalaja:

Written by: WindowRadio.de

Rate it