Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Kronikë

“Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava”!

todayJuly 10, 2026 21

Background
share close

Ka qenë kjo deklarata e 62-vjeçarit Shtjefën Ziçit, pasi ekzekutoi me çifte gruan e tij 55-vjeçare Bardhe Ziçi. Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e të enjtejes në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës.

Autori punonte si taksist me makinën e tij private ndërsa bënte edhe furnizimin për dyqanin ushqimor ku shiste bashkëshortja e tij e cila mbeti e vrarë. Autori dhe e ndjera ishin prindër të dy fëmijëve, vajza pjesë e ushtrisë dhe djali në Zvicër.

Arma ishte me leje nga ana e autorit, teksa ishte mbushur me plumba nga vetë e ndjerë dy ditë para se të regjistrohej ngjarja. Shkak dyshohet xhelozia. 62-vjeçari i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij dhe pas kësaj ka krisur dhe arma në pragun e shtëpisë së familjes Ziçi.

Fjala e tij, “Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava”, është ndoshta pjesa më tronditëse e kësaj ngjarjeje, pasi nuk shpreh vetëm mohimin e fajit, por një mënyrë të deformuar të të menduarit ku vrasja e bashkëshortes shihet si një veprim brenda një “të drejte” personale. Në këtë shprehje duket një mentalitet pronësie, ku gruaja nuk perceptohet si një person me vullnet, liri dhe të drejta të barabarta, por si dikush mbi të cilin burri pretendon kontroll absolut. Pikërisht ky koncept i gabuar i pronësisë mbi partneren, i kombinuar me xhelozinë dhe dëshirën për dominim, mund të çojë në normalizimin e dhunës më ekstreme. Vetë mënyra se si autori e formulon krimin tregon një shkëputje nga ideja themelore se jeta e një gruaje nuk i përket askujt tjetër përveçse vetë asaj.

Written by: WindowRadio.de

Rate it