Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sport

Drejtësi apo skandal – FIFA pezulloi dënimin kundër lojtarit amerikan Balogun! Ka ndërhyrë vërtet Trumpi?

todayJuly 6, 2026 14

Background
share close

Një vendim i papritur i FIFA-s ka shkaktuar debat shumë të madh vetëm pak orë para ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës së Botës mes SHBA-së dhe Belgjikës.

Sulmuesi amerikan Folarin Balogun, i cili ishte denuar pas një kartoni të kuq në ndeshjen kundër Bosnje-Hercegovinës, lejohet që të luajë, pasi FIFA pezulloi dënimin e tij efektiv dhe e shndërroi në dënim me kusht.

Balogun është përjashtuar me karton të kuq direkt në minutën e 64-të pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Tarik Muharemoviqit. Fillimisht ai u ndëshkua me një ndeshje pezullim, siç parashikon rregullorja e FIFA-s. Por organi disiplinor vendosi ta pezullojë këtë dënim, ndaj Balogun dhe ta shndërrojë në dënim me kusht, që do të thotë se ai do të mund të luajë në sfidën e rëndësishme kundër Belgjikës.

Me rregullat e FIFA-s (Neni 27 në FIFA Disciplinary Code) është e mundur që ndëshkimi të shndërrohet në një dënim me kusht. I fundit që ka përfituar nga kjo klauzolë është Cristiano Ronaldo në nëntor të vitit të kaluar.

Por problemi është që, sipas shumë burimeve dhe mediave, ekziston dyshmi se vetë Presidenti Trump i ka telefonuar kreut të FIFA, Infantino dhe ka kërkuar të rishikohet ky vendim ndaj Balogun.

Sipas raportimeve të “New York Times” dhe agjencisë Associated Press, presidenti Trump ka luajtur një rol të drejtpërdrejtë në këtë zhvillim. Mediat raportojnë se Trump ka telefonuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për të kërkuar anulimin e pezullimit të Balogun.

FIFA dhe Shtëpia e Bardhë nuk e kanë komentuar zyrtarisht lajmin. Por Trump reagoi menjëherë pas vendimit në rrjetin e tij Truth Social, duke falënderuar FIFA-n që, sipas tij, “korrigjoi një padrejtësi të madhe”.

Reagimet në Belgjikë janë shumë të ashpra. Trajneri i kombëtares belge, Rudi Garcia, ironizoi vendimin duke deklaruar se “nuk e dinte që 5 korriku ishte kthyer në 1 prill në zyrat e FIFA-s”, duke aluduar se vendimi duket si një shaka.

Federata Belge e Futbollit gjithashtu shprehu habinë dhe theksoi se rregullat e turneut parashikojnë pezullim automatik pas një kartoni të kuq. Belgët kanë bërë të ditur se po shqyrtojnë të gjitha mundësitë ligjore për të mbrojtur, sipas tyre, integritetin dhe parimin e fair-play-it në futboll.

Disa analistë kanë ngritur dyshime nëse FIFA po i nënshtrohet presionit politik në një Botëror që zhvillohet në territorin amerikan.

Por siç thuhet, rasti i Balogun nuk është krejtësisht unik. Edhe Cristiano Ronaldo pati përfituar më parë nga një dispozitë e ngjashme e FIFA-s, kur një pjesë e pezullimit të tij pas një kartoni të kuq u la në provë, duke i mundësuar Ronaldos edhe pjesëmarrjen që nga fillimi në Kupën e Botës. Megjithatë, vendimi për Balogun po vjen në mes të turneut dhe vetëm pak orë para një ndeshjeje eliminatore.

Ndryshe, sulmuesi i Monaco-s Balogun është sulmuesi më i suksesshëm amerikan, pasi në ndeshjet e kaluara ka shënuar tre gola dhe konsiderohet një nga armët kryesore të ekipit të Mauricio Pochettinos.

Vetë trajneri amerikan e përshëndeti vendimin duke e quajtur “fantastik për futbollin”, ndërsa Christian Pulisic deklaroi se prania e Balogun do t’i japë ekipit një shtysë të madhe psikologjike.

Tani vëmendja është përqendruar pra edhe më shumë tek ndeshja SHBA–Belgjikë, por dilemat, akuzat dhe kundërakuzat me siguri që do të vazhdojnë.

Komisioni Etik tani mund të rishikojë të gjithë rastin dhe mund të pezullojë nga puna madje edhe vetë Infantino, në qoftë se dëshmohet se politika është përzier drejtpërdrejt në Kupën e Botës…

Written by: WindowRadio.de

Rate it