Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Simbolika e arkivolit/arkëmortit në protestë.

todayJuly 5, 2026 4

Background
share close

Tema: Mbi simbolikën e arkivolit/arkëmortit në protestë.

Dje, në ditën e 35-të protestës tashmë të njohur ndërkomtarisht si “lëvizja flamingo”, mori një tjetër përmasë. Ndoshta, vetë simbolika e 35-viteve tranzicion – (pa)/tranzicion, 62-vjetori i ditëlindjes së KY dhe 250 vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, kulmuan tek simbolika e arkivolit që në letërsi quhen (simbolika)/metafora fantazmagorike. Diku kam lexuar, nga një albanolog i njohur, se shqiptarë janë “populli zgjuar nga natyra, por jo të lexuar”, por unë nuk mund të shpegoj apo të bëj lidhjen mes zgjuarsisë natyrore dhe mosleximit, apo ndoshta unë vetë jam e lidhur me leximin, shumë më tepër se ata që janë protagonist në çdo TV, apo nëpër rrjete sociale sidomos, sipas shijes së tyre, ca me kripë dhe ca me piper gatuajnë çorba “të prishura” apo pa shije, dhe ndonjë me shije që “goditet me gur” online, ngaqë nuk i pëlqejnë çfarë duan të tjerët, por çfarë pëlqen (shijon) ai/ajo vetë. Për këtë kategori kam një këshillë: të lexojnë “Psikologjia e turmave” dhe filozofen Hanan Arend, (janë tema e ditës: përballja e turmës me propagandën dhe diktaturat).

Tani, le të sarojmë çështë: simbolika/simboli i arkivolit në gjuhën popullore/ arkëmort në gjuhën standard, në protestën masive gjithëpopullore. Për të gjithë simbolistët apo shenjimin e simbolit si figurë stilistike në letërsi/ gjuhësësi/ antropologji /filologji etj., lidhet me vetë emërtimin: [simboli është ajo figurë që paraqet një objekt ose një dukuri me anë të një objekti ose dukurie tjetër, figurë që zëvendëson një fjali me dukurinë ose shenjën e saj alegorike]. Simboli sipas FGJSH (2006); [figurë me domethënie të dyfishtë, në të cilën përgjithësohen dukuri të rëndësishme të realitetit, që mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve, sendeve etj].

Pra, simbolet janë shenja konvencionale që vinë që nga lashtësia dhe besimet e popujve parabiblikë. Nocioni simbolizëm ka domethënie të shumëfishtë: filozofik, linguistik, artistik, letrar. Si shkollë dhe si drejtim letrar, simbolizmi paraqitet duke filluar nga viti 1880, ndonëse tendencat simboliste shfaqen që në romantizëm, madje edhe më herët. Sado analistët pro/qeveritarë, mundohen t’i japin një tjetër konotacion, por ajo është “vdekja e politikës” 35- vjeçare, por mesaduket “injoranca” e klasë politike, e ka të vështirë ta kapërdijë ose të pranojë një simbol, që ne, turma, kemi vite që e provojmë jo letrarisht, por të njëmentë. Jeta jonë ka mbajtur çdo ditë arkivole, dhimbje, vdekje, vuajtje, varfëri, dhunë, censurë lloj-lloj dhe askush nga shtetarët tanë, nuk “vajtoj” për “vdekjen” e shpresës së shqiptarëve.

Etiketimi, se kjo simbolikë është “denigruese”, “turp”, “fyerje” apo akoma duke u shtyrë në kohë, se fajtori i dështimit të qeverisjes aktuale akoma është opozita ( mafje dhe porositëse e arkivolit është po ajo), është kaq absurde/qerasharake/ ironike, aqsa turma ishte në delir, pasi politika duhet ta kuptojë që është një arkëmort që duhet varrosur. Përtej simbolikës, njëmendësia e mesazhit të drithëron dhe duhet që klithma e fuqisë së zemërimit të Zeusit shqiptar, duhet të lebitisë klasën e kalbur politike (se nuk dëgjuam kurrë, po kurrë nga klasa jonë politike sidomos ajo femrore të flasë për femrat/nënat/gratë e dhunura, apo të braktisura që akoma mbjanë barrë në kurriz në Shqipërinë e 5D-ës, pa rrugë dhe ujë, sikur janë kafshë barre në vitin 2026).
Kaq për sot!

shënim: ( nuk janë vetëm vetëm piktorët kreativ, por një popull i shtypur bëhet më iteligjent se vetë AI)

Shkruan Emi Krosi:

Written by: WindowRadio.de

Rate it