Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Teksa jepte shpirt nëna u afrua ta shihte për herë të fundit djalin e vet, por nuk e lanë duke e kërcënuar. “Mos ju afro, lëre të dergjet si i paudhë qe ishte, ti s’je nënë e duhur, nëna e vërtet është Partia.”
Më poshtë e gjeni historinë e dhimbshme të Gjelosh Lulashit:
Gjelosh Lulashi lindi në Ndreaj të Shoshit të Dukagjinit më 02.09.1925.
Qysh në moshën 7-vjeçare ndoqi shkollat në Shkodër te Fretërit Minorë dhe pastaj në Seminarin Papnor Shqiptar Ushtarak, ishte edhe sekretar i Spitalit Ushtarak të
Shkodrës.
Nga të njohurit njihjej si një djalë i mirë dhe human. Kishte ndihmuar shumë të
varfër edhe pse ishte ajo hija e një “oficeri” të sapo diplomuar.
Drejtësia si njeri dhe besimi ndaj Zotit e çoi në kundërshtim me rrugën komuniste të diktaturës.
U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 03.12.1945, u dënua me vdekje më 22.02.1946.
U pushkatua në Shkoděr, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946, në sytë e
nënës dhe u la aty, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I. Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, të riun Qerim Sadiku e të tjerë.
Teksa jepte shpirt nëna u afrua ta shihte për herë të fundit djalin e vet, por nuk e lanë duke e kërcënuar. “Mos ju afro, lëre të dergjet si i paudhë qe ishte, ti s’je nënë e duhur, nëna e vërtet është Partia.”
*Marrë nga faqja në “Facebook” e Lori Sina
Written by: WindowRadio.de
Copyright WindowRadio.de