Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayJune 21, 2026 5
U rrokullisën stinët një nga një…Dhe përsëri vera:Po ajo…Të njëjtat pemë…Të pazhurma…Ditë identike nën të njëjtin diell…Yje të mbrëmjeve…Në të njëjtin qiell…
Në portat e kësaj stine të njoha…Mbështjellë me ankth provimesh…Të shqetësuar…Dhe s’di se si këtë verë…Në mendje e ndërtovaBashkë me tyDiku…Në një plazh të harruar…
Por vera dhe rëra e plazheve…U derdh e qetë nëpër gishtat e mi pa nxitim…Diçka brenda meje me rrapëllimë e theu mbrëmjeve…Të mbushura me dialogjet e të dashuruarve…Dhe me monologuin tim…
…me monologun tim…Që s’pati kurrë përgjigje…Që ngjante si zëri i një treni të largëtqë nuk ndal askund…
Unë flisja me ty në heshtje,të thërrisja në mendime,e ti nuk vije kurrë,veç një hije,një kujtim me ngjyrën e buzëqeshjes sate,më fërkonte shpirtin,si puhizë që vjen nga një breg tjetër…
Në atë breg nuk shkuam kurrë…E ndërtova me fjalë,me shpresë,me zhgënjime që mbaja thellë në gji…E kur më shihnin në rrugë,njerëzit mendonin se isha mirë…Askush s’e dinte që ecja mbi rërë,mbi kujtime që më rrëzonin çdo hap…
Dhe vera,ajo që dikur vinte me zhurmë cigalesh,me fjalë të lehta,e zemër të hapur,u bë tani stina e zbrazët,ku çdo natë mbaja në gjoksmonologun tim,si një letër që s’e lexon kurrë,njeriupër të cilin është shkruar…
E prapë…Do të vijë një natë,ku do të flas përsëri me ty,ashtu…Pa zë,si gjithmonë…
Përgatiti: Koja Leonard:
Written by: WindowRadio.de
todayJune 12, 2026 11
todayJune 3, 2026 12