Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

ARRIHET PAQJA:

todayJune 15, 2026 13

Background
share close

Pas javësh negociatash, Shtetet e Bashkuara dhe Irani, sipas vendit ndërmjetësues Pakistanit dhe qeverisë amerikane, kanë ranë dakord të dielën (14.06.)për kushtet kornizë për përfundimin e luftës. “Pas bisedimeve intensive, kemi kënaqësinë të njoftojmë se marrëveshja e paqes ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit është arritur”, shkroi kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, në platformën X.

Menjëherë pas njoftimit, edhe presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi përfundimin e një marrëveshjeje me Iranin. Ai miratoi hapjen e Ngushticës së Hormuzit për lundrim pa tarifa dhe njëkohësisht urdhëroi heqjen e menjëhershme të bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Ndërkohë, Trump bëri të ditur se Ngushtica e Hormuzit do të hapet vetëm të premten. Arsyeja janë punimet e nevojshme për pastrimin e minave. Pas kësaj, nafta do të rrjedhë sërish lirshëm, në dobi të rajonit dhe të gjithë botës.

Edhe agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, për hapjen e ngushticës pas nënshkrimit të një marrëveshjeje kornizë të premten.

Written by: WindowRadio.de

Rate it