Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Rajon

Zhgenjen pjesëmarrja e zgjedhësve në Kosovë!

todayJune 7, 2026 10

Background
share close

Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me një pjesëmarrje shumë më të ulët sesa në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të shkuar. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 37%, apo 712.148 qytetarë që hodhën votën e tyre, nga rreth dy milionë votues sa kishin të drejtë vote, njoftoi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, pjesëmarrja në votime ishte 44.99 për qind. Procesi i numërimit të votave sipas KQZ-së po vazhdon dhe rezultatet preliminare pritet të shpallen rreth mesnatës. Ndërkohë, exit poll-et e disa televizioneve të Kosovës e nxjerrin partinë Lëvizja Vetëvendosje të parën me rreth 42% të votave, nën rezultatin prej mbi 51% sa kishte në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 07.06 në Kosovë ishin të tretat me radhë brenda një viti e gjysmë, me synimin për ta zhbllokuar krizën institucionale. Sipas analistëve, rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk garanton stabilitet institucional, nëse partitë politike nuk arrijnë ndonjë marrëveshje paraprake për çështjen e Presidentit.

Written by: WindowRadio.de

Rate it