Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Rajon

GJUHË E RREZIKSHME / Bekim Sali shokon me akuzën:

todayMay 30, 2026 18

Background
share close

Studentët e Kosovës dhe Shqipërisë po destabilizojnë shtetin!
.
Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka kaluar çdo kufi të retorikës politike me një deklaratë që po indinjon opinionin publik mbarëkombëtar. Ai ka akuzuar drejtpërdrejt studentët nga Shqipëria dhe Kosova se po tentojnë të “destabilizojnë mëmëdheun”, duke iu referuar solidaritetit të tyre me protestat në Shkup.
.
Të quash rininë e gjakut tënd “destabilizuese” thjesht sepse reagon kundër padrejtësive, është një fjalor skandaloz. Deri dje, këtë gjuhë e dëgjonim vetëm nga ata që nuk e duan praninë e shqiptarëve në institucione. Sot, fatkeqësisht, kjo akuzë po del nga goja e një zyrtari të lartë shqiptar.
.
Ky nuk është më një lapsus politik. Të shpallësh studentët si armiq dhe rrezik shtetëror vetëm për të mbajtur të qetë partnerët e koalicionit, tregon një dorëzim total. VLEN duhet t’i japë shpjegim urgjent shqiptarëve: a është ky qëndrimi i tyre zyrtar apo paniku i një pushteti që po humb lidhjen me realitetin?

Written by: administratori

Rate it