Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

NË MALËSINË E MADHE PO QARKULLOJNË SHUMË FJALË. POR PSE NUK FLET ASKUSH? PO PSE HESHTIN GAZETARËT?

todayJune 4, 2026 8

Background
share close

Prej muajsh po qarkullojnë informacione, zëra dhe diskutime në çdo cep të Malësisë së Madhe.
Flitet për Razmën.
Flitet për Fushë-Zezën.
Flitet për Selcën.
Flitet për Lëpushën.
Flitet për zonat pranë Liqenit të Shkodrës.
Flitet për investitorë strategjikë.
Flitet për projekte të mëdha.
Flitet për toka, male, brigje liqeni dhe zona turistike.
Por pyetja është e thjeshtë:
Pse nuk flet askush zyrtarisht?
Pse nuk flet Bashkia?
Pse nuk flasin njësitë administrative?
Pse nuk flet opozita?
Pse nuk flasin gazetarët lokalë?
Pse nuk dalin para qytetarëve dhe t’u thonë qartë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është thashethem?
Kur një popull nuk informohet, vendin e informacionit e zënë fjalët e rrugës.
Dhe sot në Malësi po dëgjohen shumë fjalë.
Dikush thotë se po përgatiten investime të mëdha.
Dikush tjetër thotë se interesimi për zonat turistike është jashtëzakonisht i lartë.
Të tjerë flasin për projekte që mund të ndryshojnë përgjithmonë fytyrën e Malësisë së Madhe.
Ndoshta janë të vërteta.
Ndoshta jo.
Por detyra e institucioneve është të flasin, jo të heshtin.
Sepse Razma, Selca, Lëpusha, Vermoshi dhe brigjet e Liqenit të Shkodrës nuk janë prona private të askujt.
Ato janë pasuri publike, historike dhe kombëtare.
Ato janë amaneti që na kanë lënë të parët.
Prandaj qytetarët kanë të drejtë të dinë.
Kanë të drejtë të informohen.
Kanë të drejtë të pyesin.
Dhe askush nuk duhet të mërzitet nga pyetjet.
Sepse kur gjithçka është e pastër, transparenca nuk tremb askënd.
Ajo që po habit shumë malësorë sot nuk janë zërat që qarkullojnë.
Është heshtja.
Një heshtje e çuditshme.
Një heshtje që sa vjen e shton pikëpyetjet.
Prandaj po pyes publikisht:
Çfarë po ndodh në Malësinë e Madhe?
Çfarë projektesh po diskutohen?
Kush janë investitorët e interesuar?
Dhe mbi të gjitha:
Pse po flasin të gjithë nëpër tavolina, ndërsa ata që duhet të flasin publikisht po heshtin.

GAZETARËT E MALËSISË SË MADHE DUHET TË FLASIN:
HESHTJA NUK ËSHTË INFORMIM:

PRA:
Prej kohësh në Malësinë e Madhe qarkullojnë informacione, zëra dhe diskutime për investime të mëdha në zona të ndryshme turistike.
Flitet për Razmën.
Flitet për Fushë-Zezën.
Flitet për Selcën dhe Lëpushën.
Flitet për brigjet e Liqenit të Shkodrës.
Flitet për investitorë strategjikë dhe projekte që mund të ndryshojnë përgjithmonë pamjen dhe zhvillimin e këtyre zonave.
Por ajo që më habit më shumë nuk janë fjalët që qarkullojnë.
Ajo që më habit është heshtja e atyre që kanë detyrë të informojnë publikun.
Po i drejtohem sot gazetarëve të Malësisë së Madhe.
Ku jeni?
A nuk është kjo pikërisht puna juaj?
A nuk është detyra juaj të kërkoni dokumente,
të bëni pyetje,
të verifikoni informacionet dhe t’u tregoni qytetarëve çfarë po ndodh?
Nëse informacionet që qarkullojnë janë të pavërteta,
dilni dhe thuajeni.
Nëse janë të vërteta,
atëherë zbardhini.
Qytetarët nuk kanë nevojë për thashetheme.
Kanë nevojë për informacion.
Kanë nevojë për gazetarë që kërkojnë llogari.
Kanë nevojë për gazetarë që nuk presin konferenca shtypi,
por që shkojnë vetë pas së vërtetës.
Sepse gazetaria nuk është vetëm të publikosh një deklaratë pasi gjithçka ka mbaruar.
Gazetaria është të pyesësh para se të merren vendimet.
Të kërkosh transparencë para se të nënshkruhen projektet.
Të informosh qytetarët para se faktet t’u vendosen përpara si diçka e kryer.
Sot në Malësi shumë njerëz pyesin:
Çfarë po planifikohet në Razëm?
Çfarë po planifikohet në Fushë-Zezë?
Çfarë po planifikohet në Selcë e Lëpushë?
Çfarë po planifikohet përgjatë Liqenit të Shkodrës?
Dhe ndërsa qytetarët pyesin,
gazetarët duhet të jenë të parët që kërkojnë përgjigje.
Sepse nesër mund të jetë vonë.
Nesër mund të dalin projekte, vendime apo marrëveshje që askush nuk i ka diskutuar publikisht.
Dhe atëherë nuk do të mjaftojë të thuhet:
“Nuk e dinim.”
Pikërisht për këtë ekziston gazetaria.
Për të ditur.
Për të kërkuar.
Për të hetuar.
Për të informuar.
Prandaj sot pyetja ime nuk është vetëm për Bashkinë,
njësitë administrative apo politikën.
Pyetja ime e parë është për gazetarët e Malësisë së Madhe:
A po hetoni se çfarë po ndodh me të ardhmen e Razmës,
Selcës,
Lëpushës,
Fushë-Zezës dhe brigjeve të Liqenit të Shkodrës,
apo do të flisni vetëm pasi gjithçka të ketë përfunduar?

Përgatiti:
Koja Leonard:

Written by: administratori

Rate it