Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

🟥 MOS GJYKONI BANORËT E THETHIT. 🔻 GJYKONI ATA QË I TRADHTUAN PËR 35 VJET! 😡

todayJuly 22, 2026 8

Background
share close

Dje shumë njerëz u turrën t’sulmojnë banorët e Thethit, vetëm pse pritën Edi Ramën dhe zgjodhën t’kuvendojne me të.

Disa e quajtën madje “Sindroma e Stokholmit”.

Unë nuk mendoj kshtu.

Banorët e Thethit nuk janë pengje t’rrëmbyesit. Ata janë pengje të një shteti që nuk e patën kurrë.

Prej shekujsh jetojnë n’ato male, mbi tokat e trashëgume brez pas brezi.

Turku nuk mundi tua marre pronat. Nuk ua ndryshoi besimin. As pushtuesit serb nuk arritën ta thynin krenarinë e tyne.

Erdhi komunizmi. Enveri ua shtetëzoi gjithçka, si kudo.

Pas ranies së diktatures, erdhën 35 vite demokraci.
T’djathtët nuk ua kthyen pronën. T’majtët nuk ua njohën pronën. T’tane i lanë pa dokumente, pa siguri juridike, pa shtet, pa të ardhme.

Një qeveri e djathtë, që duhej të ishte mbrojtësja më e madhe e pronës private, nuk ua zgjidhi kët plagë historike.😡

Pastaj erdhi dreqi i mallkum Edi Rama. U premtoi legalizime mbi tokën e tyne të trashëgume. U kërkoi besim. U kërkoi votë publikisht.

Dhe më pas u kthye me fadroma, me policë dhe me gaz lotsjellës.

Akte që nuk ua bane pushtuesit nder shekuj, ua bani shteti i tyne.

Dje u kthye prap dreqi i mallkum, kësaj here me “Paketën e Maleve”, me kamra, me propagandën dhe me ushtrinë e patronazhistëve.

Çfarë duhej të bënin banorët?

Të merrnin armët?

Të përplaseshin me policinë?

Apo të zgjidhnin kuvendin, fjalën dhe përballjen?

Ata zgjodhën traditën shqiptare.🇦🇱

Në malet tona, edhe me hasmin ulesh n’kuvend për t’i thane t’vërtetën në sy.

Kjo nuk ashte “Sindroma e Stokholmit”.

Kjo ashte kultura e kuvendit, shpresa e fundit e njerzve që nuk kanë më as shtet, as drejtsi dhe as garanci per neser.

Prandaj mos e kërkoni fajin te banorët e Thethit.

Fajin kërkojeni te politika që për 35 vjet nuk u dha as certifikatën e pronës së trashëgume.

Fajin kërkojeni te kryeministri që fillimisht premtoi legalizime, pastaj dërgoi fadromat dhe sot rikthehet për t’ba propagandë mbi plagët që vetë hapi.

Mos paragjykoni viktimat. Gjykoni ata që krijojnë viktima.

Mos gjykoni Thethin. Gjykoni politikën që e përdori, e mashtroi dhe e poshtëroi.

Sepse banorët zgjodhën kuvendin, ndërsa pushteti zgjodhi propagandën.

Dhe kjo ashte diferenca mes shqiptarit t’tradites dhe autokratit arrogant.

  • Nard Ndoka –

Partia Demokristiane e Shqipërisë

Written by: WindowRadio.de

Rate it