Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi në takimin e Arubës me krimin e organizuar/A është premtimi për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK pazari për të mos i hetuar?

todayJuly 7, 2026 10

Background
share close

Sipas informacioneve tepër të sigurta dhe materialeve që burojnë nga përgjime, vëzhgime fotografike, audio dhe video të kryera nga shërbimet spanjolle, krimi i organizuar ka zhvilluar një takim në Aruba, ku është diskutuar mënyra e investimit dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

Në këtë takim është diskutuar për futjen e parave të krimit në ekonominë shqiptare, përmes investimeve në turizëm, ndërtim, zonën e Zvërnecit dhe projekte të tjera strategjike. Pra, nuk bëhet fjalë për një bisedë të zakonshme kriminale, por për një plan të strukturuar për të përdorur Shqipërinë si territor investimi dhe pastrimi parash.

Skandali më i madh është se, Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi janë dy përfaqësuesit e qeverisë shqiptare që kanë qenë në këtë takim me krimin e organizuar.

Kjo do të thotë se, këto materiale janë administruar nga SPAK ose nga institucione të tjera ligjzbatuese, atëherë nuk kemi më vetëm krim të organizuar që diskuton për pastrimin e parave. Kemi përfaqësues të qeverisë shqiptare të ulur në të njëjtën tavolinë me krimin, në një takim ku flitet për investime strategjike, turizëm, ndërtim dhe pastrim parash në Shqipëri.

Ky është një nga krimet më të rënda që mund të ngrihet ndaj një qeverie.Dhe pikërisht këtu lind pyetja më e madhe: pse SPAK nuk po i heton Damian Gjiknurin dhe Engjëll Agaçin?

Pse në dokumentet publike të SPAK nuk rezulton një hetim i drejtpërdrejtë ndaj tyre?Pse nuk bëhet publike nëse SPAK i ka administruar përgjimet, fotot, videot dhe raportet e shërbimeve spanjolle?

Pse nuk ka asnjë përgjigje institucionale për një çështje që prek sigurinë kombëtare, integritetin e qeverisë dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar?

Në këtë kontekst, propozimi për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK merr një kuptim shumë më të rëndë. Ai nuk mund të shihet më thjesht si një ndryshim teknik apo reformë institucionale. Kur në të njëjtën kohë përfaqësues të qeverisë përmenden në një çështje kaq të rëndë dhe SPAK nuk vepron, çdo premtim për zgjatje mandati ngre dyshime të forta për pazar politik.

A mos pushteti po u premton prokurorëve të SPAK një mandat tjetër 9-vjeçar në këmbim të heshtjes?A mos zgjatja e mandatit po përdoret si shpërblim institucional për moshetimin e njerëzve të qeverisë?

A mos kemi një marrëveshje të fshehtë ku politika garanton karrierën e prokurorëve, ndërsa prokurorët garantojnë paprekshmërinë e përfaqësuesve të pushtetit?

Ky është thelbi i skandalit.Nëse Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi janë pjesëtarët e qeverisë shqiptare që kanë marrë pjesë në takimin e Arubës me krimin e organizuar, atëherë SPAK duhet të kishte vepruar menjëherë.

Por në vend të hetimit, kemi heshtje. Në vend të transparencës, kemi errësirë.Në vend të përgjegjësisë penale dhe politike, kemi diskutime për zgjatjen e mandatit të prokurorëve.

Kjo e bën edhe më të rëndë dyshimin se drejtësia nuk po vepron si institucion i pavarur, por si mekanizëm i kontrolluar nga interesa politike.Sepse pyetja është e thjeshtë: kush përfiton nga zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK?

Problemi është pazari i mundshëm mes pushtetit politik dhe prokurorëve që kërkojnë të qëndrojnë edhe një mandat tjetër.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një SPAK që hesht përballë qeverisë. Shqiptarët kanë nevojë për një SPAK që heton deri në majë, pa frikë, pa kompromis dhe pa pazar.

Heshtja për Arubën është akuzë më vete.

Av Arben Llangozi.

Written by: WindowRadio.de

Rate it