Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Rajon

BE: Fjalë shumë të mira për Kosovën, por edhe paralajmërime për ngërçin!

todayJune 17, 2026 7

Background
share close

Parlamenti Evropian ka miratuar sot në Bruksel raportin për Kosovën. Raporti rianfirmon mbështetjen e Kosovës në rrugën evropiane dhe u bën thirrje pesë shteteve të BE që akoma nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta njohin këtë shtet pa vonesa.

Raporti u miratua me 412 vota për, 174 kundër dhe 58 abstenime, bëri të ditur raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Në një postim në “X” Terras shkruan: “Vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore në rrugën evropiane të Kosovës”.

Në këtë dokument, eurodeputetët mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Ata i bëjnë thirrje Këshillit të BE-së që të ftojë Komisionin Evropian të dërgojë pyetësorin për anëtarësim, si dhe të ecë përpara me procedurat që do t’i hapnin rrugë dhënies së statusit të vendit kandidat, sapo të përmbushen kriteret përkatëse.

Vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën u bëhet thirrje ta njohin këtë shtet pa vonesa, në mënyrë që edhe Kosova të trajtohet si shtet i barabartë me të tjerat.

Por në raport shprehet shqetësim për situatën e brendshme politike në Kosovë. Eurodeputetët thonë se viti 2025 është karakterizuar nga ngërçi politik dhe përçarjet. Ata paralajmërojnë nga rreziku i vazhdimit të bllokadës institucionale edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit, që mund të ndikojë negativisht në proceset integruese dhe në përfitimin e fondeve evropiane.

Bllokimi i institucioneve dhe ngërçi mund të rrezikojë edhe humbjen e qindra miliona eurove të parashikuara për Fondin e Rritjes, nëse nuk arrin t’i përmbushë obligimet dhe kriteret e parapara brenda afateve të përcaktuara.

Në raport rikujtohet edhe mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga 22 korriku 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Eurodeputetët kanë mirëpritur edhe deklaratën për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke vlerësuar se ajo kontribuon në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride të sigurisë në rajon.

Këtë marrëveshje e ka kundërshtuar Serbia, duke e quajtur ate madje si një bashkëveprim kundër këtij vendi, por kjo nuk është marrë fare parasysh.

Written by: WindowRadio.de

Rate it