Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Rajon

Arrestohen pesë serbë të dyshuar për masakrën e Reçakut në Kosovë!

todayJune 15, 2026 2

Background
share close

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë arrestuar të dielën më 14. 06 pesë persona në kuadër të hetimit për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”.

Sipas Prokurorisë Speciale, pesë të arrestuarit që dyshohen për krime janë serbë, që kanë qenë pjesë e njësive speciale të policisë serbe, e cila më 15 janar të vitit 1999 ka vrarë e masakruar në Reçak 42 shqiptarë.

Katër nga të arrestuarit, janë ish-pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, tashmë në pension. Ndërsa njëri vazhdon të punojë në shërbimet postare në Serbi. Dyshohet se ata kanë qenë pjesë e operacionit të kësaj masakre.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar dokumente, uniforma, pajisje policore dhe materiale të tjera që konsiderohen të vlefshme për hetimin. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla shkroi në rrjetet sociale se “krimet e luftës nuk do të mbeten pa ndëshkim dhe se ndjekja e përgjegjësve do të vazhdojë pa kompromis”.

Përderisa subjektet shqiptare e kanë mbështetur veprimin e drejtësisë, reagimet e palës serbe pas arrestimit janë negative. Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, kumtoi se arrestimi ka të bëjë me një “valë të re të frikësimit dhe përndjekjes së serbëve në Shtërpcë dhe Gjilan përmes arrestimeve të pabazuara, me qëllim të krijimit të një atmosfere frike, pasigurie dhe presioni shtesë ndaj popullit serb”.

Prokuroria edhe më parë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Prokuroria bën të ditur se në rastin “Reçaku II” nuk janë përqendruar vetëm te ekzekutuesit e krimit, por edhe te organizatorët dhe urdhërdhënësit e tij.

Written by: WindowRadio.de

Rate it