Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

O shoku ❤️ Më lër të mendoj ndryshe. Kjo është demokracia. ❤️

todayJune 15, 2026 6

Background
share close

Të gjithë janë ngritur në protestë “për Natyrën”.
Flamuj, parulla, zëra të egersuar( qe shajne me liber shpie💔 ne mes te femijeve).

“Shpëtoni Natyren ! Shpëtoni lumin! Shpëtoni planetin!”

E bukur. E domosdoshme. Natyra është shtëpia jonë. Edhe qentë e mi e dinë këtë. Prandaj ata s’hedhin mbeturina në rruge, ne dete, lumë,

Por pastaj shikon pas perde.

Aty s’është më Natyra. Aty është agenda.
Agenda politike. Agenda e pushtetit. Agenda e “kush është me ne, është i mirë. Kush s’është, është armik”.

Dhe sapo thua një mendim ndryshe…
“Po sikur zgjidhja të mos jetë kjo?”
“Po sikur ka edhe një rrugë tjetër?”
“Po sikur protestuesit nuk e dinë gjithë të vërtetën?”

Masakra fillon.
Të hanë të gjallë në komente. “Tradhtar!” “I shitur!” “Sdo Natyren, Shqiperine!”
Të bëjnë cancel. Të etiketojnë. Të exekutojne.

E vërteta që harruam

Natyra nuk të pyet nëse voton majtas apo djathtas.
Pema s’të jep oksigjen vetëm nëse je në protestën “të drejtë”.
Dielli s’të ngroh vetëm nëse ke flamurin e duhur.

Natyra është askush. Është vetëm. Është prani. Është dritë.

Sepse dashuria s’ka parti.

Demokracia e vërtetë nuk është të bërtasësh më fort

Demokracia ështe

Liria për të dyshuar- Edhe kur të gjithë thonë “kështu është”, ti ke të drejtë të pyesësh “pse?”. Quhet te jesh i lirë.

Liria për të gabuar – Sot mund të mendosh 1varjant A. Nesër, me më shumë dritë, me më shumë informacion, mund të mendosh B. Kjo s’të bën tradhtar. Të bën njeri që rritet.

Liria për të heshtur – S’je i detyruar të zgjedhësh kamp.

Liria për të respektuar- Unë mund të mendoj ndryshe nga ti. Ti mund të më shash per kete arsyeje. Por unë prapë do mbjell një pemë nesër. Sepse Natyra është më e madhe se egoja jonë e vogel.

Mesazhi për ty që po lexon

Nëse je i lodhur nga lufta e “dikujt kundër dikujt”… dil.
Dil në diell. Dil te lumi. Dil ne Natyre dhe pastoje ate me duart e tua.

Pyete Natyrën: “A më do më pak nëse mendoj ndryshe?”

Ne jemi bërë Ulkonja që hanë njëri-tjetrin me komente.
Harruam që jemi fotonë, drite që duhet të ndriçojmë njëri-tjetrin.

Natyra s’ka nevojë për mbrojtës me grusht.
Ka nevojë për njerëz me zemër të lirë.

Dhe zemra e lirë është ajo që mund të thotë: “Unë të dua ty, edhe pse ti mendon ndryshe nga unë”.
Kjo është revolucioni i vetëm i vërtetë.
Kjo është demokracia.

Mendo. Pyet. Dysho. Duaj.
Por mbi të gjitha… JI I LIRË.

Sepse një ditë flamujt do digjen. Partitë do shpërbëhen.
Por dielli do dalë prapë. Dhe pema do të japë oksigjen prapë.
Për ty. Për mua. Për atë që mendon krejt ndryshe.

MendoLire #NatyraNukKaParti

Shkruan Jonida Cobani Gjoka:

Written by: WindowRadio.de

Rate it