Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Ekonomi

DOSJA ARUBA: SI U PËRDORËN PARATË E DROGËS DHE PRONAT E GRABITURA NË PROJEKTE STRATEGJIKE:

todayJune 15, 2026 11

Background
share close

Artur Shehu dhe personat e lidhur me të (ku përfshihen familjarë dhe përfaqësues ligjorë me prokurë si P. Koçeku etj.) zotëronin sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha tokash në zonat bregdetare më të lakmuara të Shqipërisë (kryesisht në Radhimë, Vlorë dhe Palasë).
Hetimi i SPAK-ut ka provuar se një pjesë e konsiderueshme e këtyre tokave u tjetërsuan përmes falsifikimit të dokumenteve të pronësisë (ndryshim kufijsh, mbivendosje, regjistrime të paligjshme në Kadastër).
Këto prona me origjinë të paligjshme përbënin “karremin” dhe kapitalin fillestar që do të përdorej për t’u futur në tregun e ligjshēm të ndërtimit.

Mekanizmi
Meqenëse Artur Shehu ndodhej jashtë Shqipërisë dhe paratë apo pronat e tij kishin rrezik të sekuestroheshin nëse do të shfaqeshin drejtpërdrejt në emrin e tij, ai përdori strategjinë e zhvillim të pronave përmes kontratave të shkëmbimit.
Skema e përgjithshme funksiononte kështu:

  1. Grupi Shehu afronte tokën e përfituar në mënyrë të paligjshme te investitorët e mëdhenj (si Green Coast e Samir Manes apo Nova Construction e Ilir Shtufit).
  2. Kompanitë e ndërtimit lidhnin kontrata zyrtare ku merrnin përsipër të ndërtonin hotele, vila apo pallate mbi këto toka. Në këmbim, pronari i tokës (Grupi Shehu) nuk paguhej me para në dorë, por do të merrte një përqindje të lartë të sipërfaqes së ndërtuar (psh. 30% deri 40% të vilave, apartamenteve apo hoteleve të përfunduara).
  3. Kur objektet përfundonin, pjesa e ndërtesave që i takonte Grupit Shehu shitej te blerës të tretë legjitim. Paratë që hynin në llogaritë e tyre tashmë ishin plotësisht të pastra, pasi rridhnin nga shitja e një pasurie të paluajtshme të ndërtuar nga një kompani e njohur.

Nova Construction si mbulesë për operacionet

Në dokumentet e sekuestrimit Nova Construction (dhe kompanitë të lidhura me të apo investimet specifike në zonën e Vlorës/Radhimës) del në dritë si një urë kryesore për integrimin e kapitalit të pistë.
Hetimi zbulon se Nova Construction nuk ishte thjesht një kontraktor i jashtëm që erdhi dhe ndërtoi, por ishte bashkëpunëtor i vetëdijshëm në aktivitetet kriminale.
Grupi Shehu dhe përfaqësuesit e tij lidhën marrëveshje me Nova Construction për të zhvilluar projekte masive (si komplekse rezidenciale dhe hotele me pesë yje në bregdet).
Nova Construction shërbente si fytyra publike dhe ligjore e projektit. Ajo kishte licencat, kapacitetet ndërtuese dhe emrin e pastër në dukje. Pasi merrte lejet e ndërtimit në emrin e saj, ajo i shtonte ngastrat e tokës së tjetërsuar nga Shehu në projektet zhvillimore.

Nënkontraktimet dhe financimet e dyshimta

Një tjetër element i zbuluar nga prokuroria është mekanizmi i qarkullimit të parave të gatshme (cash). Hetuesit dyshojnë se:

  • Përveç tokës, në këto projekte janë injektuar edhe para me burime të pajustifikuara.
  • Përmes situacioneve të fryra të punimeve apo nënkontraktimeve me kompani fiktive të lidhura me njerëzit e Shehut, paratë qarkullonin brenda kantierit të ndërtimit të menaxhuar nga Nova Construction, duke u shndërruar në tulla, beton dhe asete të paluajtshme. Kalimi i pronësisë te njerëz të besuar

Për të mos rënë në sy emri i Artur Shehut, kontratat me Nova Construction firmoseshin nga persona të tretë (si P. Koçeku apo familjarë të tjerë), të cilët kishin prokurë të posaçme për të vepruar në emër të Shehut. Dokumentet tregojnë se sapo Nova Construction përfundonte një fazë ndërtimi, pasuritë e reja (apartamente apo njësi tregtare) regjistroheshin në emër të këtyre sekserëve/të besuarve, të cilët ishin thjesht pronarë formalë.
Se sa i lidhur është investimi i grupit kriminal me investitorin tregtar, e tregon masa drastike e sekuestros së SPAK-ut: Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e 43% të të drejtave reale që ky subjekt ka përfituar dhe do të përfitonte në çdo akt noterial të lidhur me pasuritë në objektin “Garden Building”, si dhe 38% të sipërfaqeve ndërtimore në projektin polifunksional 13-katësh në rrugën “Mine Peza”.

Lidhja me Green Coast

Në mënyrë të ngjashme, por me të tjera specifika, dokumentet e SPAK-ut identifikojnë se sipërfaqe të tëra tokash që janë përfshirë në planet e zhvillimit të këtij resorti kanë pasur si origjinë zinxhirin e falsifikimeve të kryera nga Grupi Shehu. Përmes të njëjtit mekanizëm, toka e pikalibruar me dokumente të rreme u bë pjesë e projektit të madh investues, duke bërë që përfitimet fundore (në formë vilash apo aksionesh) të shkonin sërish në dobi të strukturës kriminale që fshihej pas tyre.

Duhet theksuar se, ndryshe nga Nova Construction e Ilir Shtufit, nga hetimet e deritanishme Green Coast nuj rezulton bashkëpunëtor i vetdijshëm, por thjesht një agjent ekonomik.
Megjithatë, burime thonë se Byroja e Hetimit po thellon hetimin rreth përfshirjes së Green Coast e pronarit të Grupit Balfin Samir Mane dhe do duhet të shihet ecuria e provave për një perspektivë më të plotë.

Shkruan Rezarta Caushaj:

Written by: WindowRadio.de

Rate it