Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayJune 13, 2026 6
Nuk dëshiroj të ndalem shumë në shkaqet se përse po protestojnë shqiptarët, pasi barra e arsyeve është aq e gjatë sa nuk do të mjaftonte një roman i tërë.Nëse duam vërtet të themi diçka për arsyet, duhet të nisemi nga e kundërta, pra çfarë kanë lënë pa bërë sunduesit antishqiptarë të 36 viteve të fundit, e po të doni mund të themi përgjatë 81 viteve të fundit, pasi nuk kanë lënë gjë pa bërë në kurriz e në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.Ajo çfarë dua të theksoj në këtë shkrim të shkurtër është dëmi që duan të lënë pas establishmenti i korruptuar i Tiranës në prag të theqafjes së tyre, ekzaktësisht atë çfarë bëri ideatori dhe tutori i tyre në fundin e theqafjes së tij në vitin 1990, kur shqiptarët shpresonin aq shumë.Është shumë interesante se si këto dy situata apo momente historike për Shqipërinë dhe shqiptarët ngjajnë aq shumë në vizion, shpresë dhe ëndrra, por edhe në tentativat e forcave të errësirës për ta lënë të keqen mes nesh, duke tentuar hapur t’i varrosin këto shpresa dhe ideale.Fatkeqësisht, në tentativën e parë të shqiptarëve për të lënë pas errësirën komuniste, misionarët e saj, me Ramizin në krye, ia dolën jo pa sukses në misionin dhe projektin e tyre për të mbajtur përsëri në duart e tyre të ardhmen e shqiptarëve.Prandaj jemi sot këtu ku jemi dhe shqiptarët kanë mbushur rrugët e Shqipërisë dhe të botës kundër trashëgimtarëve të errësirës dhe projektit të tyre të shkombëtarizimit.Shikoni, ju lutem, me vëmendje se si misionarët e errësirës së djeshme dhe sundimtarët e korruptuar të sotëm janë të njëjtët dhe i përkasin të njëjtit projekt.Në çastin e fundit të ndërrimit të xhaketave në vitin 1990, ideatori dhe tutori i këtyre që i kanë hipur në zverk shqiptarëve, në vend që të bënin kërkesë për në Bashkimin Evropian, e futën Shqipërinë në Konferencën Islamike dhe, në vend që të vendosnin themelet e sistemit kapitalist nepermjet shēnjtērisē sē pronës private, ua vodhën edhe një herë shqiptarëve pronat, si në vitin 1946, duke i futur shqiptarët në një rreth vicioz krimi, që deri tani u ka kushtuar më së paku 10 mijë jetë dhe një Zot e di se ku do të ndalet.Shikoni aktin e fundit të forcave të errësirës dhe antishqiptarisë, ku revoltën e rinisë së mrekullueshme shqiptare kundër hajnisë, tradhtisë dhe poshtërsisë së tyre të pafund mundohen ta paraqesin në sytë e botës si një revoltë ndaj familjes Trump, një tentativë e ndyrë në bashkëpunim me të majtën ekstreme këtu në Amerikë, duke i bërë një dëm të madh interesit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.Ne shqiptarët nuk duhet të biem pre e këtij projekti dhe propagande kriminale që establishmenti i korruptuar i Tiranës kërkon t’u lërë shqiptarëve si trashëgimi, pasi shqiptarët kurrë nuk kanë qenë kundër investimeve perëndimore në Shqipëri e aq më pak kundër investimeve të familjes Trump.Përzierja e familjes Trump në këtë histori është bërë nga mendje perverse të rrjetit globalist, ku padyshim establishmenti i korruptuar i 36 viteve të fundit është pjesë e rëndësishme e tij.Përveç propagandës mediatike gjoja spontane, por të mirëkalkuluar, se familja Trump po investon në jugun e Shqipërisë, nuk ekziston asnjë dokument zyrtar apo transaksion që tregon se pjesëtarët e familjes së Presidentit Trump janë të përfshirë në grabitjen e pronave të shqiptarëve nga forcat e errësirës, e atyre qe grabitjen e pronave te shqiptareve e kanē filluar në vitin 1946 dhe nuk është ndalur akoma.SPAK me të drejtë ka filluar hetimin e thelluar të grabitjes sē pronave në jug të Shqipërisë qe do te ishte mire ta shtrinte ne tere Shqipērine duke bllokuar miliona dollarë dhe qindra llogari banker .A mund të thotë kush se është ndonjë prej ketyre llogarive apo parave te familjarve të familjes Trump?Shikoni me vëmendje propagandën e shtuar sikur ne po bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian tani, në një kohë kur ai ka arritur në fundin e tij, duke tentuar hapur armiqësimin e shqiptarëve me Administratën Amerikane të Presidentit Trump, gjë që ka filluar që në vitin 2016 nëpërmjet CNN-it dhe vazhdon edhe sot me një koordinim, fatkeqësisht, në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, deri në majat më të larta të së majtës ekstreme amerikane dhe mediave të tyre të fuqishme.Shqiptarët, mos harroni se Administrata e Presidentit Trump në dokumentin prej 29 faqesh të dhjetorit 2025 i përkufizon shqiptarët dhe Shqipërinë si interes strategjik te Amerikēs që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare të Amerikës.Shqiptarët kanë qenë dhe duhet të mbeten populli më proamerikan në Evropë dhe nuk duhet të bien pre e projekteve antishqiptare të lindjes nëpërmjet falangave të tyre në Tiranë, pasi është Amerika krijuesja dhe mbrojtësja e dy shteteve shqiptare në Ballkan.Shpreh bindjen e plotë se rinia shqiptare, me protestën e tyre të mrekullueshme tërësisht në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve, do të dijë ta mbajë dhe ta përfaqësojë orientimin proamerikan të shqiptarëve, duke e zbukuruar protestën e tyre edhe pak më shumë me flamuj amerikanë.Fatmirësisht, interesi kombëtar i shqiptarëve është në unison të plotë me interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara në Gadishullin Ilirik dhe nuk duhet lejuar që falangat e establishmentit të korruptuar të Tiranës t’i dëmtojnë këto interesa dhe vetë të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.Antiamerikanizmi I establishmentit tē korruptuar te Tiranēs vjen nga fakti se me supportin Amerikan e zgjimin e rinise se mrekullueshme shqiptare ndēshkimi i kētyre antishqiptare po afron.AJET DELAJ�New York
Written by: WindowRadio.de
todayJune 13, 2026 7
todayJune 13, 2026 14