Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

SPAK ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e dytë për heqje imuniteti, të deputetes Belinda Balluku.

todayJune 11, 2026 89

Background
share close

Ndonëse Kuvendi nuk e shpall publikisht nisjen e procedurave të kërkuara dhe mospengimin e drejtësisë. Krahas masës për ndalim të daljes jasht vendit SPAK pritet të rikërkojë arrest me burg të të pandehurës Balluku.

Korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë akuzat e reja të Strukturës së Posaçme. Sigurisht, materialit i bashkangjitet dhe lënda ekzistuese, ku është akuza e shkeljes së barazisë në tendera.

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve duhet të marrë kërkesën dhe pas njohjes me dosjen e re, të hapë seancën me të pandehurën dhe dërgojë sa më shpejt raportin propozues për heqje mandati në seancë plenare. Kërkesa e parë u zvarrit dhe u refuzua nga mazhoranca socialiste me urdhër të Edi Ramës. Kjo solli edhe një raport radikal të IBAR, ku refuzimi heqjes së mandatit të pandehurës Belinda Balluku, u cilësua pengim i drejtësisë.

Në hetimet e zgjeruara prokuroria ka zgjeruar veprimet e kontrollet e shumta në bashkëpunëtorë, familjarë të Ballukut por edhe biznesmenë. Kujtojm javën e shkuar sekuestrimin e një vile në Dhërmi. Marrjen të pandehur të Igli Tares e në hetim të Pandeli Carapulit në akuzën e pastrimit të parave.

masës për ndalim të daljes jasht vendit SPAK pritet të rikërkojë arrest me burg të të pandehurës Balluku.

Korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë akuzat e reja të Strukturës së Posaçme. Sigurisht, materialit i bashkangjitet dhe lënda ekzistuese, ku është akuza e shkeljes së barazisë në tendera.

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve duhet të marrë kërkesën dhe pas njohjes me dosjen e re, të hapë seancën me të pandehurën dhe dërgojë sa më shpejt raportin propozues për heqje mandati në seancë plenare. Kërkesa e parë u zvarrit dhe u refuzua nga mazhoranca socialiste me urdhër të Edi Ramës. Kjo solli edhe një raport radikal të IBAR, ku refuzimi heqjes së mandatit të pandehurës Belinda Balluku, u cilësua pengim i drejtësisë.

Në hetimet e zgjeruara prokuroria ka zgjeruar veprimet e kontrollet e shumta në bashkëpunëtorë, familjarë të Ballukut por edhe biznesmenë. Kujtojm javën e shkuar sekuestrimin e një vile në Dhërmi. Marrjen të pandehur të Igli Tares e në hetim të Pandeli Carapulit në akuzën e pastrimit të parave.

Shkruan Basir Çollaku:

Written by: WindowRadio.de

Rate it