Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

Arjola Demiri ishte aty. Dhe nuk ka pse të kërkojë leje, as falje dhe as miratim nga askush.

todayJune 6, 2026 30

Background
share close

Shoh që prezenca e Arjola Demirit në gjyqin e Erion Veliajt paska ndezur papritur shumë “ndërgjegje” dhe paska zgjuar një ushtri moralistësh të rrjeteve sociale dhe portaleve.

Të njëjtët njerëz që sot shkruajnë romane në Facebook, japin leksione karakteri dhe shpallin verdikte mbi të tjerët, por që dje nuk lëvizën as gishtin kur një grua luftonte e vetme për mbijetesën e saj dhe të tre fëmijëve.

Po, Arjola Demiri ishte aty. Dhe nuk ka pse të kërkojë leje, as falje dhe as miratim nga askush.

Sepse ndryshe nga shumë prej jush, ajo nuk vuan nga sëmundja e harresës apo mungesa e mirënjohjes.
Kur Arjola u divorcua dhe mbeti e vetme me tre fëmijë të vegjël për të rritur, nuk kërkoi privilegje. Nuk kërkoi favore. Nuk kërkoi poste. Kërkoi vetëm një punë. Vetëm një mundësi për të jetuar me dinjitet dhe për të mos i lënë fëmijët e saj në mëshirë të fatit.
Dhe mos harroni një fakt të rëndësishëm: Arjola nuk ishte një person pa arsim, pa formim apo pa aftësi. Ishte një grua me arsim të lartë dhe me përgatitje profesionale, që në çdo vend normal dhe demokratik do të ishte punësuar pa pasur nevojë të lutej, të priste apo të trokiste në dyer.
Por në Tropojën e “parimeve”, të “besës”, të “burrërisë” dhe të “fisnikërisë”, asaj iu mbyllën dyert njëra pas tjetrës.
Trokit në Bashki, në Arsim, në Qendrën Kulturore. Madje u konsumuan edhe kerkesa pune tek zyrtarët më të lartë të shtetit qofshin burra apo gra për të marrë të drejtën që i takonte! Dhe çfarë mori në këmbim? Heshtje, përbuzje, etiketime, Paragjykime. Demokratët e quanin socialiste. Socialistët e quanin demokrate. Të gjithë e etiketonin. Askush nuk e ndihmonte.
Sepse në atë kohë shumë zyra ishin zënë nga njerëz që nuk i kishte çuar aty as shkolla, as merita, as profesionalizmi. I kishte çuar mbiemri, lidhja e gjakut, lidhja e partisë dhe servilizmi. Ndërsa një nënë me tre fëmijë, me arsim të lartë dhe me nevojë reale për punë, konsiderohej e tepërt. Kjo është e vërteta që sot ju djeg.
Dhe pikërisht kur shumica e këtyre “burrave të mëdhenj”, “parimorëve” dhe “fisnikëve” nuk denjuan as të dëgjonin, i vetmi që u treguan njerëzorë dhe i drejtë ishte Erion Veliaj. Sigurisht jo për perfitim fondesh, per një vend pune te merituar ligjerisht! Kjo është arsyeja pse Arjola ishte aty. Jo për politikë. Jo për interes. Jo për përfitim. Por për një vlerë që shumë prej jush nuk e kuptoni dot.
Mirënjohjen.
Për ju moralistët e rrjeteve sociale, fjalët “mirënjohje” dhe “faleminderit” janë gjuhë e huaj. Sepse po t’i kuptonit, nuk do të sulmonit një njeri që nuk harron ata që iu gjendën pranë kur të gjithë të tjerët e lanë vetëm.
Ironia më e madhe është se sot flasin më shumë pikërisht ata që heshtën atëherë.
Flasin ata që kishin mundësi të ndihmonin dhe nuk ndihmuan.
Flasin ata që kishin pushtet dhe nuk e përdorën për drejtësi.
Flasin ata që mbanin poste dhe nuk hapën asnjë derë.
Flasin ata që sot shesin moral, ndërsa dje shisnin ndërgjegjen për një vend pune, një favor apo një fotografi me pushtetin.
Prandaj, para se të gjykoni Arjolen, shikoni veten në pasqyrë.
Pyeteni veten ku ishit kur një nënë me tre fëmijë trokiste në dyert e institucioneve.
Pyeteni veten pse askush nuk e pa profesionalizmin e saj.
Pyeteni veten pse askush nuk e pa hallin e saj.
Dhe mbi të gjitha, pyeteni veten me çfarë morali flisni sot, kur dje nuk patët as guximin dhe as njerëzillëkun për të bërë gjënë e duhur.
Sepse e vërteta është e thjeshtë:
Arjola nuk turpërohet për mirënjohjen e saj.
Ata që duhet të turpërohen janë ata që e lanë vetëm.
Ata që i mbyllën dyert.
Ata që e etiketuan.
Ata që e panë hallin dhe kthyen kokën nga ana tjetër.
Dhe sot, pasi nuk patën dinjitetin ta ndihmonin, kërkojnë të kenë luksin ta gjykojnë.
Ky është turpi i vërtetë.

Shkruan Eva Vatoci:

Written by: WindowRadio.de

Rate it