Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

🇦🇱♥️🇺🇸 E ju bafsha kurban, o rini e bekuar shqiptare, o shqiponja të maleve, o gjaku i pastër i Arbërit, o trashëgimtarë të denjë të Ilirëve!

todayJune 5, 2026 9

Background
share close

Ju po na bëni krenarë. Ju po na riktheni besimin se Shqipëria ende ka bij e bija që ngrihen në këmbë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën. Me qëndresën tuaj paqësore e fisnike, po i tregoni botës se shpirti shqiptar nuk blihet, nuk frikësohet dhe nuk përkulet.
Me gjithë forcën e zemrës dhe të shpirtit, ju mbështes në të drejtën tuaj për të protestuar, për të kërkuar llogari, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë, korrupsionit, abuzimit dhe shkatërrimit të pasurive që Zoti ia fali këtij vendi.
Ne nuk jemi kundër zhvillimit dhe investimeve të ndershme. Ne jemi populli me pro Amerikan ne bote. Ne jemi kundër korrupsionit, kundër grabitjes së pasurive publike dhe kundër shkatërrimit të thesareve natyrore që nuk i përkasin vetëm kësaj gjenerate, por edhe fëmijëve dhe nipërve tanë.
Shqipëria nuk bëhet e pasur duke betonizuar mrekullitë e saj më të rralla, duke sakrifikuar lumenjtë, malet, brigjet dhe biodiversitetin unik që e kanë bërë këtë tokë një nga vendet më të bekuara të botës. Zhvillimi i vërtetë ndërtohet mbi ligjin, dijen, punën, meritën dhe respektin për natyrën.
Sot nuk po flet vetëm një protestë. Sot po flet ndërgjegjja e një kombi. Po flet rinia që kërkon shpresë. Po flasin familjet që kërkojnë drejtësi. Po flet Shqipëria që refuzon të heshtë.

Na quani të shitur, serbë, grekë, iranianë, sorosianë, nazistë, vetëm sepse flasim të vërtetën dhe protestojmë me dinjitet. Por çdo shpifje që nxirrni është dëshmi e frikës suaj. Hajduti gjithmonë ka frikë nga drita. Korrupsioni gjithmonë dridhet para së vërtetës.

Më kujtohet Dhjetori. Protesta e parë. Policia më bëri shpinën të zezë nga shkopinjtë e gomës, flokët m’u ngjyen të kuq nga gjaku. Edhe atëherë na shanin me të njëjtat fjalë. Edhe atëherë na quanin armiq. Por ne u ngritëm më të fortë se kurrë.

Ne ishim brezi që nuk u tremb nga diktatura më e egër në Europë. Për ne, liria vlente më shumë se jeta. Vdekja ishte dhuratë nëse vinte në rrugën e lirisë. Dhe ne e rrëzuam atë diktaturë.

Sot historia po troket sërish. Zoti është dëshmitar i gjithçkaje që i është bërë këtij vendi. Ai është dëshmitar i pasurive të grabitura, i rinisë së larguar, i maleve, brigjeve, lumenjve dhe tokave të marra peng nga korrupsioni .

Mos e nënvlerësoni këtë rini shqiptare. Mos e nënvlerësoni fuqinë e një populli kur zgjohet. Sepse kur ngrihet ndërgjegjja e kombit, nuk ekziston pushtet që mund ta ndalë.

Ju ende nuk keni parë asgjë.

Stuhia nuk është ajo që dëgjoni sot në shesh. Stuhia është ajo që po zgjohet në zemrën e Shqiptarve.
Qëndroni krenarë, qëndroni të bashkuar. Zëri i një rinie që mbron atdheun është më i fuqishëm se çdo pushtet. Shqipëria ka nevojë për ju sot më shumë se kurrë. 🇦🇱❤️

Shkruan Sahit Muja:

Written by: WindowRadio.de

Rate it