Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Për tridhjetë e gjashtë vjet me radhë, Shqipëria është qeverisur nga 3 a 4 emra politikanësh që kanë ndryshuar sloganet dhe flamujt, por jo mënyrën se si e kanë trajtuar Atdheun.

todayJune 2, 2026 18

Background
share close

Ata nuk janë sjellë si kujdestarë të një pasurie kombëtare, por si administratorë të përkohshëm të një plaçke që duhej ndarë vetëm mes tyre e benjaminëve të tyre.

Tranzicioni shqiptar nuk është historia e kalimit nga diktatura në demokraci, është historia e një shoqërie që ka parë pasuritë e saj publike dhe private të bëhen objekt grabitjeje, manipulimi dhe përvetësimi në emër të reformës, zhvillimit apo modernizimit.
Që nga plagët e hapura të çështjes së pronës, që nga ligjet duke filluar me të tmerrshmin 7501 që prodhuan konflikte të pazgjidhura mes shqiptarëve, që nga shkatërrimi i sigurisë juridike, e deri te drama kombëtare e vitit 1997, ku mijëra familje u goditën nga kolapsi i shtetit dhe humbja e kursimeve, Shqipëria ka paguar një çmim të jashtëzakonshëm. Asnjë politikan i dënuar, asnjë çentez i kthyer popullit të grabitur, asnjë falje publike, asnjë përgjegjësi në 36 vjet!

Këta “të zgjedhurit” me votë “të lirë” që administruan këtë tranzicion u shndërruan në kastën më të fuqishme politike dhe ekonomike që ka njohur Shqipëria moderne. Breza të tërë shqiptarësh emigruan, humbën pronat, humbën besimin, humbën të ardhmen në vendin e tyre. Ndërsa pushteti riciklohej vazhdimisht mes të njëjtave figura, të njëjtave interesa dhe të njëjtit model qeverisjeje.

Sot Shqipëria përballet me një paradoks të dhimbshëm: kemi vendin më të pasur në letër, por më të varfërin në ekonomi. Fshatra të tëra janë boshatisur, qytete të tëra po plaken. Të rinjtë nuk largohen vetëm për paga më të mira, ata largohen sepse nuk besojnë më se meritokracia, drejtësia dhe siguria mund të ndërtohen në vendin tonë.
Tani, që duhet edhe të mbrojmë vendin tonë prej këtyre “të zgjedhurve me votë të lirë” edhe për territore, brigje, pasuri natyrore e prona që u përkasin shqiptarëve, lind natyrshëm pyetja: deri ku shkon e drejta e pushtetit mbi atë që nuk e kanë krijuar ata?

Asnjë qeveri nuk e ka ndërtuar Shqipërinë. Shqipëria ka ekzistuar para tyre dhe do të ekzistojë pas tyre. Asnjë kryeministër, asnjë ministër, asnjë parti nuk është pronare e këtij vendi. Ata janë, në rastin më të mirë, administratorë të përkohshëm të një trashëgimie që nuk u përket.

Pikërisht për këtë arsye protesta qytetare nuk është çështje politike e as partish. Është çështje sovraniteti moral sepse Shqipëria nuk është pronë e pushtetit. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve.
Askush nuk ka të drejtë të negociojë me atë që u përket brezave!
Pas 36 vitesh premtime, mashtrime, grabitje, tranzicione pa fund dhe shpopullim, qytetarët kanë të drejtë të thonë: Mjaft!

Atdheu nuk është kapital politik, nuk është mall tregu, nuk është pasuri e pushtetit. Atdheu është amanet, është trupi dhe shpirti ynë që pushteti politik e ka kafshuar e dhunuar në çdo pjesë të tij e tonën bashkë. Është detyra dhe përgjegjësia jonë ta mbrojmë, ta ruajmë e tua lëmë fëmijëve tanë të gjallë, të plotë e të begatë.

Ervina Toptani

Written by: administratori

Rate it