Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Bibëzimi i bibave.

todayJune 1, 2026 19

Background
share close

Kush e ka dëgjuar apo (ri)dëgjuar historinë “Kënga e mjellmës” që nuk doja ta paralelizoja me “Këngën e bibave” se do ofendoja bibat e vërteta dhe mjellmën e bukur, dy shpendë ujorë që i adhuroj. Por, më mirë do ta quaja “bibëzimi i bibave” sepse ca biba ( sipas batutës së Çim Xhepës tek filmi
” Flutura në kabinën time”) me bibëzimin e madh femëror sidomos për ato ‘bibat plaka’ ( që ua zvarrisin djemtë për të rrëmbyer pronën) kurse bibat e reja, janë më moderne dhe të kamufluara.

Këto bibat që bibëzojnë si militante partiake majtas dhe djathtas për barazi gjinore apo liri femërore ( ata s’kanë liri dhe në familje, madje as fëmijët nuk iu njohin ‘kushtetutën gjinore’) por bullizojnë si “gra të lira” të tjera brenda llojit në rrjetet sociale, këto biba blatojnë perënditë e rreme të kultit të “NJËSHAVE” në politikë, aqsa janë vetëm duartrokitëse dhe ngritëse kartonash, pa indentitet ( ato që quhen politikane). A mund të keni bibat identitet, kur bibani këlthet?

Këto farë “njohësesh gjinore” sa biba aq dhe laraska, janë “dezertore” të gjinisë së tyre duke “kurthëruar” vetë lirinë, seçse asnjë femër nuk është kryshtetare apo kryeminustre, as krytare partie. Nëse dy femra shqiptare, si Musine Kokalari dhe Monika Kryemadhi qenë lidere partish ( dhe ua ‘prenë kokat’ nuk do të thotë se lidershipi u gjinizua dhe tashmë femrat, janë shtetare.

Se bibat nuk janë as Musineja, as Maria Tuci, as Shote Galica as Margaret Theçer. Ata, dinë të bibëzojnë në lumin e vogël të tyre të llokoçiten në përroin militantist dhe kur mungohen të dalin nga këneta dhe të fluturojnë, në liqen apo oqean, s’kanë pupla, sepse janë viktimizuar nga morali maskilist patriarko-fisnor, që akoma besojnë tek “orgjitë” dhe folklorizmat e çyrykëve që bibat u këndojën këngë dhe u hedhin fall në filxhane, ashtu si shamanët e fundit të Perusë.

LAVDI BIBAT SHQIPTARE!

Shkruan Emi Krosi:

Written by: administratori

Rate it