Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Histori

📜 NderojmĂ« sot kujtimin e atdhetarit, iluministit dhe ideologut tĂ« Rilindjes KombĂ«tare, Sami FrashĂ«ri.

todayJune 1, 2026 10

Background
share close

Lindi mĂ« 1 qershor 1850, nĂ« FrashĂ«r tĂ« PĂ«rmetit. Arsimin fillor e kreu nĂ« vendlindje, ndĂ«rsa shkollĂ«n e mesme e pĂ«rfundoi nĂ« gjimnazin “Zosimea” tĂ« JaninĂ«s, ku mĂ«soi disa gjuhĂ« tĂ« huaja, si greqishten e vjetĂ«r, latinishten, frĂ«ngjishten dhe italishten.

Më 1872 u vendos në Stamboll, ku nisi veprimtarinë si gazetar, shkrimtar dhe studiues, duke ndërthurur veprimtarinë intelektuale me përkushtimin ndaj çështjes kombëtare. Si bashkëthemelues i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare dhe një nga drejtuesit e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip (1879), ai luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e lëvizjes kulturore shqiptare.

Kryevepra e tij mbetet botimi “ShqipĂ«ria ç’ka qenĂ«, ç’ështĂ« e ç’do tĂ« bĂ«het”, i botuar mĂ« 1899 nĂ« Bukuresht. NĂ« kĂ«tĂ« vepĂ«r ai shprehu idetĂ« e tij demokratike pĂ«r zhvillimin politik e shoqĂ«ror tĂ« vendit, si edhe pĂ«r pĂ«rparimin e arsimit, kulturĂ«s dhe shkencĂ«s.

57 veprat e botuara në disa gjuhë të botës dhe 20 mijë vëllimet e bibliotekës së tij personale e bëjnë atë një nga enciklopedistët më të mëdhenj shqiptarë.

Edhe pse u izolua nga autoritetet osmane për veprimtarinë e tij thellësisht pro lëvizjes kombëtare shqiptare, kjo nuk e pengoi atë. Puna, mendimi dhe vizioni i tij ndriçuan rrugën drejt pavarësisë.

Ai u nda nga jeta në Stamboll më 1904, duke lënë pas një pasuri të çmuar në fushën e mendimit patriotik shqiptar.

📚 Teksti: Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Nr. 1, Akademia e Shkencave e ShqipĂ«risĂ«, TiranĂ«, 2008, faqe 729-730.

MuzeuHistorikKombetar

Written by: administratori

Rate it