Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Aktualitet

Shqipëria është një vend interesant!

todayMay 29, 2026 28

Background
share close

Nëse je 14 vjeç, je shumë i vogël për të votuar. Shumë i vogël për të blerë alkool. Shumë i vogël për të marrë një sërë vendimesh që shteti mendon se nuk i kupton ende.

Por mesa duket nuk je shumë i vogël për të nisur terapi hormonale.

Ndërkohë që prindër shqiptarë vazhdojnë të mbledhin para për kimioterapi, operacione dhe trajtime jetike, shteti po gjen kohë dhe burime për të futur politika që deri dje as nuk diskutoheshin në Shqipëri.

Dhe nëse guxon të pyesësh “A është normale kjo?”, menjëherë etiketesohesh.

Por pyetja mbetet.

Kur një 14-vjeçar nuk konsiderohet mjaftueshëm i pjekur për të zgjedhur deputetin që do ta qeverisë, si konsiderohet mjaftueshëm i pjekur për të marrë vendime që mund të ndikojnë trupin e tij për vite apo dekada?

Kur spitalet ankohen për mungesa, kur pacientët presin ilaçe, kur familjet hapin GoFundMe për të shpëtuar jetën e fëmijëve, a janë vërtet këto prioritetet që i digjen sot Shqipërisë?

Askush nuk po flet për urrejtje ndaj askujt. Po flasim për fëmijë. Po flasim për familjen. Po flasim për të drejtën e prindërve dhe të shoqërisë për të ngritur pyetje pa u kryqëzuar publikisht.

Sepse çdo ndryshim i madh në shoqëri fillon si diçka e vogël. Fillimisht thuhet “janë vetëm disa raste”. Pastaj bëhet normë. Pastaj bëhet tabu të pyesësh.

Dhe pikërisht për këtë arsye debati duhet bërë sot, jo nesër.

18 vjeç për një tatuazh. 14 për hormone. Pyetja nuk është pse njerëzit po reagojnë. Pyetja është pse disa habiten që po reagojnë.

Written by: administratori

Rate it