Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Shëndetësi

Në Shqipëri dhe në Kosovë: Shëndetësia në kolaps:

todayMay 27, 2026 11

Background
share close

Largimi i mjekëve nga Shqipëria dhe Kosova në drejtim të shteteve të BE-së po kthehet në një nga sfidat më të mëdha për sistemet shëndetësore të dy vendeve. Një raport i fundit i European Training Foundation mbi “Aftësitë për migrim të drejtë dhe efikas të punës” tregon se niveli i migrimit potencial të mjekëve është shumë i lartë, sidomos tek brezat e rinj, ku më shumë se gjysma e mjekëve shqiptarë dhe gati dy të tretat e mjekëve kosovarë shprehin dëshirën për t’u larguar.

Studimi bazohet në anketime të realizuara gjatë viteve 2023-2025 me 729 mjekë në Shqipëri dhe 310 në Kosovë, si edhe në intervista të drejtpërdrejta me mjekë të dy vendeve. Gati 40% e mjekëve në Shqipëri dhe 46.5% në Kosovë planifikojnë të emigrojnë

Sipas raportit, 39.7% e mjekëve në Shqipëri dhe 46.5% në Kosovë deklarojnë se kanë synim të migrojnë. Fenomeni është edhe më i fortë tek grupmosha 24-40 vjeç, ku 52.9% e mjekëve shqiptarë dhe 65.7% e mjekëve kosovarë planifikojnë të largohen.

Të dhënat tregojnë se tendenca për emigrim bie ndjeshëm pas moshës 40-vjeçare. Në raport theksohet se “një në dy mjekë të rinj nga Shqipëria dhe dy në tre nga Kosova planifikojnë të migrojnë”. Kulmi i dëshirës për emigrim është tek mjekët nën 29 vjeç, ku në Kosovë niveli arrin rreth 77%, ndërsa në Shqipëri afro 70%. Në grupmoshën 30-39 vjeç, niveli mbetet i lartë me rreth 56% në Kosovë dhe 47% në Shqipëri. Pas moshës 40-vjeçare, përqindjet bien ndjeshëm.

Written by: administratori

Rate it