Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

N’atdheun tem ma shumë vlen fjala e pushtetarit se jeta e nji plaku:

todayMay 18, 2026 10

Background
share close

  • Kisha hall me mbërrijtë me kohë te stacioni i autobusëve.
    Mbas pesë vitesh, dojsha me shkue, mu futë në govatat e gurit, në ujin valë që del prej tokës së Podgurit.

S’shikoja as djathtas, as majtas.
Ecja, por hapin s’mund ta shpejtoja.
Zemra… ah, zemra ka kohë që më ka lanë vetëm.

Te autobusi për Pejë ishte shtri nji qenushe.
I kishte mbyllë sytë, thue se flinte.

Ajo kishte hallin e qumështit për dy klyshët që i kishte pjellë rrugëve.
Jo hallin e plakut që donte me shkue në ujin e nxehtë të Podgurit.
As hallin e baba Kurtit e nanë Osmanit që lypin vota rrugëve tue u kokorosë si gjelat mbi pleh.

Dy klyshët thithnin gjijtë e qenushës pa ua ndie për brohoritjet e militantëve:

— Ti e dogje veten e kartën që e pate në gji, oj shtrigë!
Hipi fshisës e ik!

— Ke kujtue se pa ty s’ka Kosovë!
Të deshtëm ma shumë se nanat tona, por ti e bishtnove dashninë tonë!
Harrove se Albini asht baba i kombit!

E qenushja rrinte aty, me sytë e lodhun, tue i afrue klyshët te barku, si me dashtë me i mshefë prej marrëzisë sonë njerëzore.

Më shikoi, sikur t’më thoshte:

— Mos m’i trembni të vegjlit, ju që grushtoheni për kolltukë e flamuj partish.

Ju… Sa ma shumë pushtet merrni, aq ma shumë ju rritet uria.

*
U futa në autobusin Istog–Banjë.
Në televizorin e vogël mbi kryet e shoferit, turmat në Llap i bërtisnin Vjosës:

— Uaaaa… uaaaa…
Albin baba!
Vetëvendosje! Vetëvendosje!

Njerëzit vazhdonin me u sha për ideologji që nesër i ndërrojnë si këmishat.

*
Govata ishte e njejtë si në vitin 2021.
Edhe uji i njejtë.
Veç çmimi ishte rritë, e unë isha zvoglue!

— Ku asht peshqiri? — pyeta infermierin.
Me çka ta thajë trupin?
— S’ka, e ka ndalue shefi, — m’u përgjigj.

U futa në ujë tue folë me vete:

— N’atdheun tem ma shumë vlen p*dha e Vjosës, Albinit, shefit e llumit politik, se jeta e nji plaku artist.

Plaku sot as si qeni s’asht.
Qeni, kur i dhemb, leh.
Plaku… as me lehë s’mundet ma.

18.05.2026

Shkruan Çun Lajçi:

Written by: administratori

Rate it