Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayMay 7, 2026 5
Gati nuk po i besoja syve dhe veshëve pak minuta më parë kur pashë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po jepte LIVE një konferencë për shtyp. Nuk e mbaj mend kur ka ndodhur konferenca e fundit për shtyp. Dhe kur them konferencë për shtyp e kam fjalën si kjo e sotmja, pa arsye, thjesht raportim publik dhe jo për të reklamuar një aksion ndëkombëtar të policisë që janë bërë në vitet e fundit.Skënder Hita do mbahet mend për një konferencë për shtyp pas shumë e shumë kohësh dhe kjo sipas tij, do jetë mujore. Vërtetë unë e quaj ngjarje. Por ama kjo nuk është një risi. Është një rikthim në identitet kur kohë më parë paraardhësit e tij jepnin konferenca për shtyp dhe u përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve. Madje, madje, pak e dinë sot që gazetarët dikur merrnin pjesë në të gjithe analizat vjetore të policisë që nga qendra deri në bazë. Një praktikë që sot as që perceptohet e thua se aty analizohej pasurimi i uraniumit dhe jo puna e policisë që duhet të jetë transparente me publikun.Për gati 13 vjet dejtori i policisë ishte kthyer në një titullar që pavarësisht punëve të mira që mund të bënte ngjante si i ngujuar në kullë. Edhe fotografitë për të ishte e vështirë të gjeje, përveç rasteve kur ai merrte pjesë në aktivitete të qeverisë.Që një gazetar të pyeste direkt një titullar policie për një ngjarje të caktuar kjo mund të ndodhte ose nëse ai do ishte i preferuar ose vetë titullari kishte interes. Kjo solli për shumë vite shkëputjen e policisë nga media që për shumë e shumë vite, edhe pse kishte jo pak probleme, kishte qenë një aleat i saj. Janë jo të pakta lajmet që media ka qenë e detyruar të jepte lajme nga më të thjeshta me burime kur nuk ishte fare e nevojshme të ishte e tillë. Kjo u bë deri qesharake saqë disa kolegë nisën ta quajnë investigim edhe një raport të thjesht lajmi që policia mund ta kishte dhënë fare lehtë në një komunikim zyrtar. Arsyeja përse e prishi policia traditën e krijuar ndër vite mund të merret vetëm me mend. Një takëm titullarësh në polici por edhe politikaënsh që drejtuan ministrinë e rendit e quanin me rrezik transparencën. Në fakt ajo rezultoi me efekt të kundërt. Sa e sa lajme të publikuara në media kishin nevojë për reagim me shkrim të policisë sepse nuk ishin të sakta apo për interesa të caktuara. Kjo energji e harxhuar pa arsye për të sqaruar lajmet, mund të ishte kursyer nëse do ndiqej një praktikë që titullari të dilte para gazetarëve një herë në muaj dhe ti përgjigjej çdo pyetje. Kjo praktikë që në Perëndim është mëse normale tahmë u rikthye dhe na duhet vetëm ta vlerësojmë dhe në atë konferencë duhet të bëhen pyetjet e duhura. Në një përvojë që kam në SHBA vite më parë, konferenca për shtyp atje e çdo kryepolici të qytetit ishte procedura më normale. Madje, duke e konsideruar median aleat të ngushtë, policia kishte pajisur me radio të veçanta të gjithë gazetarët e kronikës së zezë dhe ata e merrnin menjëherë lajmin që duhej dhe me atë sinjalizim në radio shkonin në vendngjarje.Në atë kohë ua propozova disa titullarëve këtë të pajisjes së radiove te vecanta, por ndërsa disa e pëlqyen por nuk e realizaun, disa më shikonin të habitur a thua se ishte shpikja ime.Megjithatë në Shqipëri, në vend të përparonim, bëmë pas. Prishja e raportit të policsë me median e dëmtoi policinë, por dëmtoi edhe vetë median. Gazetarët nuk kishin më si më parë një version zyrtar që i kontrollonte informacionin. Por teknika e burimeve të lajmit u kthye në një mish-mash që secili pretendonte se kishte pronësinë e të vërtetës. Në fakt pronësinë e një lajmi zyrtar e ka policia. Nëse gazetarët gjejnë të pavërteta apo deformacione, kanë të drejtë ta hedhin poshtë të dhënat e policisë kundrejt provave dhe fakteve. Këtu nis të ndahet gazetari profesionist me atë amator.Prandaj, unë e shikoj si një ogur të mirë kthimin në këtë traditë të konferencës për shtyp. Dhe për këtë ka një bravo të madhe drejtori i ri i policisë. Vetëm se uroj që një ditë të mos dalë ndonjë shef dhe të urdhërojë drejtorin të mos e vijojë më sepse nuk i ka pëlqyer ndonjë shprehje. Ky moment do jetë një tjeëtr sfidë për drejtorin Hita, përveç atyre të tjereve që ka nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Shkruan Roland Qafoku:
Written by: administratori