17.9 C
Albania
Thursday, April 16, 2026
Google search engine
HomeEkonomiNjë milionere në krye të shëndetësisë/ Nga apartamenti 1 mln Euro te...

Një milionere në krye të shëndetësisë/ Nga apartamenti 1 mln Euro te llogaritë e majme, zbardhet pasuria e Evis Salës:

Një milionere në krye të shëndetësisë/ Nga apartamenti 1 mln Euro te llogaritë e majme, zbardhet pasuria e Evis Salës

Ja deklarimi fillestar i ministres Sala në ILDKPKI

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila mori detyrën në shtator 2025, rezulton me një deklaratë pasurie që e rendit mes zyrtarëve më të pasur të kabinetit qeveritar. Të dhënat e depozituara pranë ILDKPI zbulojnë pasuri të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, aksione në kompani ndërkombëtare dhe fonde investimi me shifra që kalojnë disa miliona euro në total.
Sipas formularit të dorëzuar, Sala deklaron dy apartamente: një me sipërfaqe 189 m² me vlerë 1,020,000 euro, dhe një tjetër 68.1 m² të përfituar nga dhurimi me vlerë 20,000 dollarë. Po ashtu, ajo zotëron 6% të aksioneve në kompaninë britanike “Lucida Medical”, me vlerë të deklaruar 600,000 paund.

Gjendja e saj cash është 1,400,000 lekë, ndërsa në llogari bankare, Sala ka depozita dhe fonde që përfshijnë: 300,083.26 GBP në një prej llogarive në Britani, 15,898.29 dhe 39,685.94 euro në llogari të tjera, mbi 1.7 milionë dollarë në fonde investimi, si dhe mbi 230 mijë paund në fonde pensioni dhe investimi.

Të ardhurat e saj profesionale janë gjithashtu të konsiderueshme. Nga veprimtaria në kompaninë Lucida Medical deklaron 21,600 paund, ndërsa nga Universiteti Katolik i Romës, ku ka qenë e angazhuar si mjeke, ka përfituar mbi 257,000 euro neto.
Në të njëjtin formular përfshihen dhe të dhënat për bashkëshortin Gëzim Selenica dhe djalin. Në ditët në vijim do të publikojmë pasuritë e ministrave dhe deputetëve të tjerë të rinj.

Pasuria e ministres së Shëndetësisë
Evis Sala
Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Sipërfaqja totale e asetit: 189.00 m2
Vlera: 1,020,000.00 EUR

Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Sipërfaqja totale e asetit: 68.10 m2
20,000.00 USD

Aksione
Subjekti tregtar: LUCIDA MEDICAL
Data e regjistrimit: 18/11/2019
Nr. aksioneve/kuotave: 2000

Pjesa takuese: 6 % Vlera: 600,000.00 GBP

Gjendje cash Vlera monetare: 1,400,000.00 ALL
Llogari bankare, -1,596.28 GBP
Llogari bankare, -3,462.24 USD
Llogari bankare, 2,861.00 USD
Llogari bankare, 5,393.95 USD
Llogari bankare,1,143.16 USD

Llogari bankare, 38,305.00 ALL
Llogari bankare, 15,898.29 EUR
Llogari bankare, 39,685.94 EUR
Llogari bankare, 300,083.26 GBP
Llogari bankare,4,921.28 GBP
Llogari bankare, 7,967.94 GBP
Llogari bankare, 9,098.37 GBP
Fonde investimi pensioni, 475,013.00 USD
Fonde investimi pensioni, 98,239.24 GBP

Fonde investimi pensioni, 126,040.82 GBP
Fonde investimi, 1,763,753.15 USD
Fonde investimi, 612,807.30 EUR
Të ardhurat nga veprimtaria e pavarur profesionale
Emërtimi: Lucida Medical
Shuma Neto: 21,600.00 GBP
Të ardhura nga paga
Universita Catolica del Sacro Cuore

Shuma Neto: 257,225.82 EUR
Kredi bankare
Shuma totale: 700,000.00 EUR

Bashkëshorti, Gëzim Selenica
Llogari bankare, 2,861.00 USD
Llogari bankare, 5,394.00 USD

Djali

Apartament
Sipërfaqja totale e asetit: 48.00 m2
Vlera 285,000.00 GBP
Llogari bankare 13,605.00 USD
Të ardhura nga paga, 36,000.00 USD

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat