Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayDecember 6, 2025
Në një analizë të ftohtë dhe tërrësisht racionale, “Lëvizja” e Salianjit nuk synon asgjë më tepër se imponimin e tij në postin e një prej nën kryetarëve të Partisë Demokratike.Asnjë gjë më tepër për momentin, por një post ky, që do e ndihnonte në besimin e tij, për të synuar postin e kreut të PD në vitin 2030.
Pra, Ervini e ka të qartë, e ka pranuar vetë madje, indirekt, në studion e Çim Peka Live, se nuk e mund dot as deputetin Belind Këlliçi në garë për kreun e PD, ndaj as që i shkon nëpërmend se mund të rivalizoj, le më të fitojë përballë liderit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili pranohet gjerësisht se është i pandalshëm e i pashtershëm në energji.
Në pamundësi reale dhe i bindur se nuk arrin dot as të marrë votat e nevojshme nga Këshilli Kombëtar për postin e një prej nën kryetarëve, Salianji po synon të imponohet si nën kryetar, me një lëvizje që tenton të mbledhë pas vetes ata pak të pakënaqur nga listat për 11-majin dhe shumicën e mbështetësve të Bashës që kanë shkuar te “pengu” i Ramës, “TikTiku” i Sorosit ose rrinë vetë në “kryqëzim rrugë” pasi as Basha, as Pengu e as Tiku i Sorosit nuk ndezin asnjë gjë dhe këta njerëz do shpresojnë se Ervini mund t’u garantojë atyre një vend në pushtetin, që së shpejti do vij drejt PD-s.Nëse Ervini, do mund të tërhiqte ato vota në PD, pa prishur balancat brenda partisë, kjo do i shërbente PD-s dhe demokracisë, por nëse Ervini do dilte jashtë për t’u bashkuar me shokun e tij, TikTikun e Sorosit, në maksimumin e tyre do arrinin në zgjedhjet e ardhshme dy mandate ose do ziheshin për një mandat deputeti siç Tiktiku bëri me Shaban Oxfordin.Kështu që le të përqendrohemi në betejën me Ramën dhe braktiseni një lëvizje e cila nuk i shërben opozitës pasi po nxit shpërqendrim e përçarje.Përtej vëmendjes që i jep media e majtë dhe disa njerëz opozitarë, që keq më vjen ta them, por nuk e kanë formimin e duhur politik për të kuptuar e për të vepruar në atë ç’ka realisht ka nevojë vendi e jo interesi personal, asnjë gjë më shumë nuk do prodhojë kjo lëvizje që synon imponim dhe jo garë.Çdo politikan duhet të mos ketë frikë nga vota dhe të punojë brenda strukturës, për të gjetur vetveten dhe të ketë durimin për kohën e tij. Kush nxiton, me një shtytje të lehtë del jashtë autostradës dhe e ka vështirë të kthehet në garë?!Përsa më perket mua, në çdo kohë e çdo rrethanë nuk do e mbështes Salianjin, në garë për kreun e PD.Asnjë gjë personale, por thellësisht politike! ( Erges Eskiu).
Written by: Window.Al