Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayOctober 21, 2025
Më puth:
Shpeshherë pyes veten se çfarë më bën të mendoj për ty në çdo moment të ditës,Pse jam i dashuruar marrëzisht me ty dhe çfarë më bën të qëndroj?Duket se pasqyra jote gënjen,ose kurrë nuk ke parë thellë në sytë e mi përtej errësirës.Ajo që shoh është bukuria jote në shpirtin tënd,që qëndron nën lëkurën e porcelanit të Princeshës së zanave.
Unë shoh princeshën tek ti të burgosur në kështjellën e saj,lart në kreshtën e malit.Unë shoh hënën e plotë të ngërthyer në flokët e tua,dhe për mbrojtjen tënde yjet janë në zinxhir.
Atë që shoh nuk e ke bërë kurrë,sepse pasqyra jote ka plasaritje.Udhëzuesit e tu nuk janë poet,ata kanë sy por vizione që u mungojnë.
Ti qesh…Dhe unë dëgjoj një lumë të shpejtë që rrjedh poshtë malit.Ti flet…Dhe unë shoh dy luleshtrydhe që gulçojnë si shatërvanKur buzëqesh,shoh fushat me luledielli që kaskadohen përgjatë luginës.Shoh lot që presin të bien,pas syve të tu rrugica të errësuara
Zemër,njeriu do zemër për të parë,shpirti për të ndjerë,pasqyrat gjithmonë gënjejnë.
Të më njohësh mua është të të njoh ty,të jap të vërtetën sapo të shikosh në sytë e mi.Shoh një fëmijë kokëfortë…Kur do që të të dua edhe më shumë.
Shoh një vajzë të hutuar,që qëndron te dera e hapur e zemrës sime.
Shoh një pushtues…Që tashmë ka pushtuar fortesën time të zemrës.Shoh një sirenë që këndon një këngë të trishtuar,duke qenë e padashur dhe e lënduar.Ti ke gjithë fuqinë të më ulësh në këmbët e tua,mjafton vetëm një grimcë e vogël nga dashuria jote.
Megjithatë pyet veten?Se çfarë më bën të qëndroj,pse është e tepërt,mënyra se si të dua
Unë?Kam humbur në ty,ti je universi ku unë jam thjesht një planet i vogël.
Por unë shoh universin tim…Për të të përshkruar ty,unë jam poeti yt.Shpirti yt është oqeani,dhe zemra jote është guaska e detit e shtrirë nën humnerë.Unë jam vetëm një kokërr rëre,më merr brenda dhe krijo perlën e dashurisë,me një puthje të butë.
Zemër…Më mbaj fort dhe më shiko në sy..!
Written by: Window.Al