-0.7 C
Albania
Friday, January 2, 2026
Google search engine
HomeEkonomiPse i duan mineralet e Shqipërisë, Kina dhe India!

Pse i duan mineralet e Shqipërisë, Kina dhe India!

Pse i duan mineralet e Shqipërisë, Kina dhe India!…

Gazetarja e BBC-së për Evropën, Katya Adler, udhëtoi në Tropojë, aty takoi biznesmenin shqiptaro-amerikan Sahit Muja i cili drejton kompaninë “Albanian Minerals”, që nxjerr kromin me cilësinë më të lartë në botë. Muja tregon për gazetaren britanike se përse superfuqitë botërore duan të marrin mineralet që nxjerr Shqipëria.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Furnizimi botëror i kromit ka ardhur kryesisht nga Afrika e Jugut dhe Turqia. Zbulimi i mineralit këtu mund të ndryshojë lojën për Shqipërinë. Dhe ka shumë më tepër minerale që Sahiti ka filluar të nxjerrë në këtë minierë.

Sahit Muja: Këtu jemi në veri të Shqipërisë në rajonin e Tropojës.(Sahiti tregon hartën) Këto të bardhat që shihini në hartë janë minerale me bazë alumini. Këto janë polimetale, zinku dhe xeheroret e tjera. Kemi makineri për nxjerrjen e bakrit, platinit, rodiumit, palladium.
Në këtë zonë të gjelbër është shtrirja më e madhe e olivinës së magnezit, të cilat përmbajnë nikel dhe kobalt. Çdo mal që shihni këtu mban 2 miliardë tonë peshë metalike. Vetëm ky rajon që jemi këtu mban thesaret e Evropës. Nuk ka asnjë të tillë në botë.

Gazetarja: Kjo është tepër e madhe sepse tani po ndodh një përleshje globale për mineralet dhe për tokat e rralla. Kështu që të gjithë i duan ato.

Sahit Muja: Absolutisht që po. Gjithçka që shihni, janë elementë kritikë për sigurinë kombëtare të SHBA-se dhe Evropës, Kinës dhe Rusisë. Kina i dëshiron ato lloj burimesh natyrore pasi India tani po nxjerr më shumë se Kina.

Gazetarja; Mendoni se këto pasuri që ka Shqipëria mund ta bëjnë Shqipërinë të pasur? Sepse ka ende shumë varfëri në vendin tuaj.

Sahit Muja; Kjo pasuri natyrore mund ta shndërrojë Shqipërinë si Norvegjia apo Zvicra nëse shfrytëzohen mirë.

Gjergj Marku

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat