16 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomePolitikëNjë qeveri që lind shtatanike, me mashtrim dhe frikë, nuk mund të...

Një qeveri që lind shtatanike, me mashtrim dhe frikë, nuk mund të jetojë gjatë. Një pushtet që vjen nga manipulimi, shkon nga kolapsi.

🔵Opozita si Institucion, jo si numra

Opozita nuk është karrige në Kuvend, nuk është logo, as vulë.

Opozita është frymë, është sakrificë, është qendrese ndaj pushtetit që deformon dhe manipulon.

Vetëm pak muaj më parë patëm një opozitë pa zyra, pa financa, pa mbështetje institucionale, të sulmuar nga të katër anët dhe megjithatë ekzistoi.
Sepse Opozita nuk lind nga firmat e noterëve, por nga besimi i njerëzve.

Rama u bë ideatori dhe regjisori i asgjësimit të pluralizmit.
Ai bleu Lulin, por nuk bleu dot opozitën.
Këtu qëndron thelbi: pushteti mund të blejë individë, por nuk blen dot shpirtin kolektiv të qëndresës.

  • Numrat që nuk flasin drejt

Ka nga ata që thonë “numrat flasin vetë”.
Por numrat e Ramës nuk janë pasqyrë e vullnetit popullor, janë pasqyrë e manipulimit.

Pa përdorimin e administratës, pa shfrytëzimin e pensionistëve, pa kërcënimet e grupeve kriminale, pa manipulimin e diasporës, pa blerjen e votës, kjo mazhorancë do të ishte shumë më e vogël, shumë më e brishtë.

Rama kalkuloi një “fitore” me skenar të frikshëm, aq sa suprizoi edhe vetveten, ndërkombëtarët dhe çdo socialist të ndershëm.

Por ky laps i tij i zgjatur mbi fletën e zgjedhjeve, nuk shënoi fitore, shënoi krizë të thellë politike, ligjore e morale.

  • Pesha e fajit dhe përgjegjësisë

A ka bërë opozita gabime?
Pa dyshim. Asnjë forcë politike nuk është e pagabueshme.

Por përgjegjësia për krizën ku ndodhet vendi nuk ndahet më: është vetëm mbi një emër, Edi Rama.
Ai e ka shndërruar pushtetin në instrument të pasurimit personal, të frikës dhe të manipulimit.

Kjo “super fitore” që i shpalli vetes është në të vërtetë humbja më e madhe për vendin: një qeveri që sot nuk gëzohet nga qytetarët, një mazhorancë që nuk i beson vetes, një pushtet që trembet nga hija e tij.

  • Rruga e opozitës

Opozita sot ka më shumë moral se dje. Jo pse numrat e saj janë rritur, por pse e vërteta është me të. Në axhendë nuk janë karriget, por:

• Mbrojtja e Kushtetutës;
• Reforma zgjedhore me konsensus;
• Ndërhyrja në ndarjen territoriale të deformuar;
• Dhe mbi të gjitha, mbrojtja e interesit publik.

Ky është vizioni që do ta rikthejë opozitën aty ku i takon, si busull morale dhe politike e shoqërisë.

  • Një qeveri që s’mund të zgjasë

Një qeveri që lind shtatanike, me mashtrim dhe frikë, nuk mund të jetojë gjatë.
Një pushtet që vjen nga manipulimi, shkon nga kolapsi.

Siç thoshte Aristoteli: “E vërteta qëndron edhe kur nuk ka tribunë.”

Besimi dhe shpresa janë me opozitën. Sepse kur shpirti i një populli është i gjallë, asnjë regji nuk mund ta shuajë.
Dhe pluralizmi shqiptar do të rilindë, më i fortë se kurrë.

Shkruan Nard Noka

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat